Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike Enkelejd Alibeaj ka mbledhur këtë të mërkurë deputetët e PD në një takim informa. Takimi është thirrur me iniciativë të deputetit Lefter Gështenja duke i prirë kështu nisjes së sezonit të ri parlamentar.
Takimi është mbajtur në orët e vona të pasdites në një hotel në kryeqytet.
Mësohet se në takim me Alibeajn kanë qenë deputetët Lefter Gështenja, Gazment Bardhi, Dhurata Çupi, Seladin Jakupllari, Andia Ulliri, Saimir Korreshi, Zheni Gjergji, Dashnor Sula, Ilda Dhori, Ferdinant Xhaferraj, Eralda Tase, Helidon Bushati, Kastriot Piroli dhe Bledion Nallbati.
Përveç situatës në PD, në takim do të diskutohet edhe për çështje si reforma territoriale dhe ajo zgjedhore.
Ndërkohë nesër në selinë blu, ish-kryeministri Sali Berisha ka thirrur mbledhjen e kryesisë në orën 12:00.
Në takim pritet të diskutohet mbi aksionin politik të PD, ndërsa do të bëhet miratimi i grupeve të punës që do të drejtojnë aksionin opozitar, miratimin e departamenteve sipas sektorëve përkatës dhe sekretarëve politikë për disa nga degët.