BallinaAktualitetVIDEO/ Puthje në buzë dhe fërkim tek të pasmet, “festa” e tenistes...

VIDEO/ Puthje në buzë dhe fërkim tek të pasmet, “festa” e tenistes me të atin dhe trajnerin! 16-vjeçarja i mbron: Reagim spontan, s’do ndodhë më

spot_img
spot_img

Tenistja çeke 16 vjeçare, Sara Bejlek, kaloi në raundin kualifikues për US Open në New York dhe këtë moment e festoi me babain dhe trajnerin e saj.

Por “festa” e adoleshentes në një mënyrë aspak të këndshme është bërë virale. Në një video të publikuar shihet momenti kur ajo shkon drejt të atit dhe e puth në buzë, ndërsa ky i fundi i fërkon të pasmet.

E njëjta gjë ka ndodhur edhe me trajnerin e saj, i cili e përqafon dhe i shtrëngon të pasmet me duar.

Talenti 16-vjeçar ka reaguar pas disa kërkesave që iu bënë Shoqatës së Tenisit të Grave (WTA) për të hetuar incidentin.

“Sigurisht që e pashë videon. Ishte një reagim spontan i të gjithë ekipit. Ne u gëzuam. Sigurisht që disave mund t’ju duket e papërshtatshme dhe e pakëndshme, por ne e kemi diskutuar tashmë me ekipin. Nuk do të ndodhë përsëri”, tha Bejlek për gazetarët duke mbrojtur aktet shumë të kritikuara.

Më pas shtoi: “Babi është babai im dhe do të jetë gjithmonë. Dhe trajnerin e kam njohur që në moshën 8-vjeçare. Ai më masazhon. Nëse diçka e ngjashme do të ndodhte në Republikën Çeke, askush nuk do të merrej me këtë. Por meqë jemi në Amerikë, të gjithë e komentojnë. Por siç them unë, ne folëm dhe nuk do të ndodhë më.”

Ndërsa në video virale, të shpërndarë në Twitter, shkruhet: “Festimi i Sara Bejlek (16-vjeçe) pas kualifikimit të saj në shortin kryesor ndez rrjetet sociale në mbarë botën. Bëhet fjalë për babain dhe trajnerin e tij.”

16-vjeçarja u kualifikua në Grand Slam-in e saj të parë, duke mundur edhe britaniken Heather Watson.

Pasi mposhti Watson, ajo ndoqi protokollin duke i shtrënguar dorën kundërshtares së saj, më pas shkoi te gjyqtari i karriges dhe më pas festoi me të atin dhe trajnerin.

Bejlek përqafoi babanë e saj Jaroslav Bejlek, i cili i fërkoi të pasmet dhe më pas trajneri i saj Jakub Kahoun vazhdoi të festonte në të njëjtën mënyrë.

sara bejlek

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular