BallinaAktualitetAksioni i paligjshëm në “Prestige Resort”/ Përfaqësuesja ligjore e “Hysenbelliu Group”: Leja...

Aksioni i paligjshëm në “Prestige Resort”/ Përfaqësuesja ligjore e “Hysenbelliu Group”: Leja me firmën e Ramës! Në 25 gusht erdhi një inspektim i befasishëm

Folitjona Puraveli, përfaqësuesja ligjore e kompanisë “Hysenbelliu Group” thotë se aksioni i IKMT për shembjen e pishinave të “Prestige Resort” është i jashtëligjshëm. Sipas saj, ka pasur një inspektim në 25 gusht, ku është pretenduar se ndërtimet janë të paligjshme

Sipas përfaqësueses ligjore, vendimi per shembjet eshte marre prej tyre disa ore pas nisjes se aksionit. Fadromat e IKMT zbarkuan ne ambientet e resorit qe ne oret e para te mengjesit, por nderkohe, ka qene rreth ores 10:00 kur eshte marre nje dokument ku thuhej se do prisheshin dy pishina.

Leja e ndërtimit thekson Puraveli ka firmën e Ramës dhe të ministres së kohës, Eglantina Gjermeni.

“Me bandat e qeverisë “Rama” nuk merresh vesh as me dokumente. Sot na erdhi vendimi, ja para gjysmë ore (ora 10 e 30 kur perfaqesuesja ligjore jep intervisten) na erdhi vendimi ku do të prisheshin dy pishina.

Në 25 gusht kemi pasur një inspektim të befasishëm, është lënë një raport i cili është kundërshtuar gjyqësish, është i paligjshëm dhe bazohet në një vendim të 2016 i firmosur nga Rama, ministrja e asaj kohe Eglantina Gjermeni.

Kontrata fillestare ka qenë në 1996. Në 2015 duke qenë se Erioni shpk ishte kompani serioze u besua nga MAK Albania  që ti transferoheshin të gjithë investimet.

Në 2016 aplikohet për leje sipas legjislacionit në fuqi.

Në datën 25 gusht vjen grupi i inspektimit dhe na thotë që jemi pa leje. Ne kundërshtuam, i treguam dokumentet që kanë firmën e Ramës dhe të Gjermenit. Vendimi për prishjen ka ardhur para gjysmë ore nga momenti qe po flasim. Kjo do sjellë shumë pasoja ligjore”, tha përfaqësuesja ligjore për News24.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular