Agjencia amerikane e hapësirës do të përpiqet edhe një herë në orët e ardhshme të lëshojë raketën e saj më të fuqishme ndonjëherë
Nasa anuloi planin e parë për shkak të problemeve teknike dhe të motit kur u përpoq të dërgonte misionin Artemis në Hënë të hënën.
“Duhet të jemi gati dhe duhet të shohim se çfarë sjell dita”, u tha gazetarëve Mike Sarafin, menaxheri i misionit Artemis i NASA-s.
Përpjekja e së shtunës për të dërguar raketën Space Launch System (SLS) është planifikuar në orën lokale 14:17.
Objektivi i mjetit 100 metra të gjatë do të jetë të hedhë një kapsulë në drejtim të Hënës, diçka që nuk ka ndodhur që kur Projekti Apollo përfundoi në 1972.
Artemis I është një demonstrim teknologjik, kështu që nuk do të ketë ekuipazh në bord, por nëse gjithçka shkon sipas planit në mision, atëherë Artemis II, që pritet të fluturojë në 2024, me siguri do të ketë njerëz.
Astronautja e NASA-s Jessica Mier tha se të gjithë duhet të tregojnë durim ndërsa SLS lëviz drejt fluturimit të saj të parë dhe të mos habitemi nëse do të ketë një shtyrje të mëtejshme.
“Po, sigurisht që është zhgënjyese për të gjithë, por nuk është e papritur”, tha ajo për BBC News.
“Është pjesë e mënyrës se si ne i bëjmë gjërat në Nasa. SLS përfundimisht do të ketë njerëz në të, miqtë e mi, kolegët e mi. Pra, ne duhet të sigurohemi që ky fluturim provë të shkojë mirë.”