BallinaKronikeSulmi me armë ndaj dy efektivëve në Vlorë, identifikohen autorët. Policët udhëtonin...

Sulmi me armë ndaj dy efektivëve në Vlorë, identifikohen autorët. Policët udhëtonin me makinë pa targa dhe me xhama të zinj

spot_img

dentifikohen dhe shpallen në kërkim autorët që qëlluan ndaj dy policëve në Vlorë mbrëmjen e të premtes së 2 gushtit

Dy efektivët janë qëlluar me armë zjarri ndërsa qarkullonin me një automjet privat i cili u sekuestrua pas ngjarjes.

Në lagjen “Partizani” të qytetit, efektivët, Anxhelo Breshani, i Patrullës së Përgjithshme dhe Nako Mehmetaj,i Policisë Kufitare, ishin duke qarkulluar me një automjet tip “Volkswagen”.

Sipas burimeve, efektivët udhëtonin me makinë pa targa dhe me xhama të zinj.

Pesë gëzhoja janë gjetur në vendngjarje, të cilat u qëlluan nga një automjet në lëvizje po “Volkswagen”.

“Rreth orës 19:40, në lagjen ‘Partizani’, në rrethana ende të paqarta, dyshohet se nga një automjet tip ‘Volkswagen’, një shtetas ende i paidentifikuar, ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të automjetit tip ‘Audi’ me të cilin udhëtonin shtetasit A. B., me detyrë punonjës i Patrullës së Përgjithshme në Komisariatin e Policisë Vlorë dhe N. M., me detyrë punonjës i Policisë Kufitare Sarandë, të cilët nuk kanë pësuar dëmtime”.

Në momentin e ngjarjes, punonjësit e Policë kanë qenë jashtë shërbimit, duke udhëtuar me automjet privat.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular