BallinaOP EDZgjimi i dytë i madh/Nga Armend Gjana

Zgjimi i dytë i madh/Nga Armend Gjana

Nga Armend Gjana
Zgjimi i dytë i madh.
“Të rinj e të reja, shkoni në Perëndim dhe rrituni bashkë me vendin”, është kjo një shprehje e artikuluar nga Horace Greeley, redaktore gazete në 1851.
Që ka shumë kuptim për këtë periudhë kalimtare 9-vjeçare që kaloi dhe po kalon ky vendi ynë i vogël.
Reduktimi i popullsisë së vendit me mbi 700 mijë veta në këto 9 vite të drejtimit të vendit nga rilindja! Rritja e krimit të organizuar në vendin tonë, siç dëshmojnë dhe faktet por dhe agjensitë e huaja ligjzbatuese më dinjitoze e thonë këtë gjë! Rritja në shifra të frikshme e “borxhit publik të vendit” saqë shumë shpejt do të na rrezikojë qëndrueshmërinë si shtet Sovran, rritja shpërthyese dhe tronditëse e eksportimit dhe importimit të drogërave të ndryshme dhe në mënyrë të pa precedentë me tonelata në këto 9 vite. Vrasje brenda familjes, vrasje ndërmjet grupeve kriminilae për zotërim territoresh, vetvrasje, kërcënime, grabitje, gjobvënie dhe përdhunime nga më monstruozet që po na çojnë në tjetërsim të “Identitetit Kombëtar”.
Monopole në biznes dhe në tregti, rritje dhe shtime pa fund taksash të reja, shkarkime të padrejta në administratën publike dhe digjenerim të saj me etiketime nga më të ultat, kërcënime të medias së lirë, korupsioni është kthyer në instuticion më vete. Dhunim të arsimit publik saqë edhe vetë nxënësit po e braktisin dhe për këtë gjë tregojnë shifrat e aplikimeve për të studiuar jashtë vendit, poshtërim dhe shkatërrim të sistemit shëndetësor.
Rritje të (PPP-ve) e përqëndrimi i tyre në duart e pesë miqve afër kupolës, zero investime në infrastrukturën rrugore dhe për çdo ditë aksidente me pasoja vdekjeje në akset e ndryshme rrugore të vendit. Pasiguria për të jetuar në këtë vend nuk ka nevojë për komente…varfëria po pllakosë gjithë vendin dhe është ulur këmbëkryq në çdo familje Shqiptare, të cilët po i përzënë djemt, nipat dhe mbesat e tyre drejt Mbretërisë së Bashkuar!
Prandaj ka ardhur momenti për një rizgjim si në vitet 90-të. Por a kemi burra dhe njerz të tillë ne siç i dolën për zot Amerikës njërëz të tillë si 1-Xhorxh Uashingtoni, 2-Aleksandër Hamiltoni, 3-Xhejms Uillsoni, 4-Benjamin Franklini, 5-Xhejms Medisoni, 6-Tomas Xhefersoni, 7-Xhon Adamsi, 8-Roxher Shermani, 9-Ellbrixh Xherri, 10-Xhorxh Masoni etj etj. Që e nisën luftën në moshën 20-25-vjeçare, e fituan atë dhe morën vendime të rëndësishme për vendin e tyre duke punuar deri në fund të jetës pa u tërhequr e pa u lodhur, për kombin e tyre! Zgjohuni! Faleminderit.
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular