Sot është një ditë e veçantë për presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani dhe bashkëshortin e saj, Prindon Sadriu. Çifti presidencial festojnë sot 10-vjetorin e martesës së tyre.
Dyshja kanë publikuar një fotografi të përbashkët të realizuara nga një vizitë në Liqenin Bled të Sllovenisë, i njohur për ishullin e veçantë në mes dhe kishën që ndodhet në të.
“Një dekadë së bashku (formalisht), për shumë vite të tjera që do të vijnë”, ka shkruar Prindon Sadriu, në një fotografi të publikuar në rrjetin social “Facebook”.
Prindoni dhe Vjosa janë prindër të dy vajzave binjake, Anda dhe Dua.