BallinaUncategorizedEMRI/Një shqiptar për supersfidën Inter-Bajern, UEFA i jep detyrën e rëndësishme

EMRI/Një shqiptar për supersfidën Inter-Bajern, UEFA i jep detyrën e rëndësishme

spot_img

Sfida mes Interit dhe Bajernit të Mynihut në Ligën e Kampioneve, do të jetë padyshim një nga më të rëndësishmet e fazës në grupe të turneut. Një nga ato ndeshje që cilësohet të nivelit më të lartë dhe kërkon që gjithçka të jetë perfektë që të ofrohet një spektakël i vërtetë në fushën e lojës. Dhe për të mbikëqyrur mbarëvajtjen e plotë të sfidës, UEFA ka caktuar edhe një shqiptar.

Drejtori i Sektorit të Arbitrimit në FSHF, Sokol Jareci, është caktuar nga UEFA si vëzhguesi i gjyqtarëve të kësaj sfide shumë të rëndësishme që luhet të mërkurën në  stadiumin “Giuseppe Meazza” të Milanos. Jareci është prej vitesh një vëzhgues gjyqtarësh në UEFA por kjo është padyshim sfida e profilit më të lartë ku ai ka qenë në këtë detyrë.

Jarcei do të vëzhgojë kështu punën e gjyqtarit francez Klement Turpe, një emër i njohur për publikun shqiptar pasi ai drejtoi sfidën mes Shqipërisë dhe Polonisë në “Air Albania” dhe mori vendimin për të ndërprerë sfidën pas hedhjes së objekteve në fushën e lojës.

PANORAMASPORT.AL

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular