BallinaEkonomi"Borxhi publik mbi 100%, 12 miliardë euro", Bujar Leskaj i drejtohet ministres:...

“Borxhi publik mbi 100%, 12 miliardë euro”, Bujar Leskaj i drejtohet ministres: A ju vret ndërgjegjia për instalacionin 3.7 mln euro

Nga Bujar Leskaj
“Eppur si muove” – tha Galileo, e megjithatë rrotullohet, e megjithatë zj Ministre pavarësisht se ju flisni si luftëtare e partisë, e qeverisë, e meritoni postin me kete, ju borxhin publik e keni mbi 100%, e keni 12 mld euro dhe kjo është fatkeqësi kombëtare që se shikoni realitetin në sy. Ju edhe pyetjeve tona si deputetëve të opzitës edhe të pozitës nuk ju jepni përgjigje aq sa ju dhe qeveria juaj po e zhvlerësoni Kuvendin e Shqipërisë. Unë ju pyeta per instalacionin modern – Kopshtin e Edenit për ekstravagancën e kryeministrit, liderit global . Unë ju pyeta në ndërgjegjen profesionale si e cilësoni, nuk ju pyeta për ndërgjegjen politike se këtë e keni nota 10 me yll, ndërgjegjen politike e keni 10 me yll. Ju pyeta për ndërgjegjen profesionale, si e vlerësoni ju si shpenzim të një vendi të varfër si Shqipëria në këtë moment. Ju nuk kthyet përgjigje por kaloni në lojë shifrash. Mund të gënjeni një pjesë të Shqiptarëve si partizanët tuaj, mund të gënjeni shqiptarët që nuk kuptojnë, mund të gënjeni dhe të gjithë popullin për një moment të caktuar por nuk mund të gënjeni të gjithë popullin për një kohë të gjatë. Keni 9 vjet në qeverisje, jo 9 muaj, jo 2 vjet dhe keni pataten e nxehtë të borxhit publik duhet tju vrasë ndërgjegjja profesionale, ndërgjegjja si nënë, si vajzë dhe si drejtuese e shtetit Shqiptar. Nuk mund të kaloni me lojra fjalësh, keni detyrimet e fshehura, të PPV-ve, të arbitrazhit, etj. Nuk mund të lejoni 3.7 mln euro, po as 30 mije euro të shpërdorohen për ekstravagancën kryeministrore.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular