BallinaOP EDHapja e dosjeve katarsis i politikës shqiptare! Balsam i shtetit të së...

Hapja e dosjeve katarsis i politikës shqiptare! Balsam i shtetit të së drejtës nga tumoret malinjë!

Nga Azgan Haklaj
Hapja e dosjeve katarsis i politikës shqiptare!
Balsam i shtetit të së drejtës nga tumoret malinjë!
Shoqëria shqiptare është përfshirë në debatin për hapjen e dosjeve.
Tre dekada që diskutohet kjo temë.
Gjithnjë pushteti ka goditur me selektim për të përjashtuar kundërshtarët politik.
Së fundmi rezultoj se komisionet Bezhani e Mezini nuk kanë pastruar politikën shqiptare por kanë zbatuar platformën selektive të pushtetit ndaj kundërshtarëve dhe për shkak se kanë qenë vetë peng të sigurimit janë përdorur me metoda diversive e shantazhuese për interesat utilitare të grabitësve të pushtetit.
Po them të grabitësve sepse në gërmadhat e regjimit të diktaturës u konstruktua neodiktatura me përsonazhe apo lojtarë të diktaturës që brenda dite kaluan ylberin e u konvertuan në demokratë.
Shihet qartë nga dekleratat e politikanëve se:
Ta leshova unë pushtetin se po të doja nuk e merrje është deshmi e pakontestueshme e ujdisë rotative të pushtetmbajtësve pa patur asnjëherë zgjedhje të lira e të ndershme.
Asnjëherë nuk është garantuar institucioni i votës së lirë gurëthemeli i piramidës së shtetit të së drejtës.
Sigurimsat, bashkëpunëtorët e tyre, shërbetorët e diktaturës kameleonët “demokratë” u bënë garanci e Katovicës.
Levizja studenore e viteve 90-të u grabit e u hipotekua nga eksponentët e lartë të diktaturës.
Brenda saj kishte të infiltruar nga regjimi diktatorial i Enver Hoxhës që po vertetohet dita-ditës.
Oktapodi i neodiktaturës me anë të tentakulave të sigurimit dhe bashkëpunëtorëve mbërtheu shtetin, goditi klasat e përmbysura, partitë nacionaliste legalitetin, ballin kombëtar, të përndjekurit politikë, pushtetin ekonomik, pronën private, dhe krijoj ca parti artificiale komerciale për të qenë garanci e pushtet -grabitësve sa nga njëra palë tek tjetra.
Me anë të privatizimit të ekonomisë me letra me vlerë regjizorët dhe aktorët e neodiktaturës ia kaluan pasurinë kombëtare oficerëve të sigurimit, të zbulimit e kundrazbulimit të ushtrisë.
Ustallarët e regjimit neodiktatorial asgjësuan ekonominë e tregut të lirë dhe e zëvendësuan me ekonominë sociale të tregut e cila prodhoj oligarkët, oligopolet, kleptokratët, plutokratët.
Menjëherë pas përmbysjes se diktaturës sekretarët e partisë, PPSH-së, oficerët e regjimit diktatorial ateist pa qenë klerikë pushtuan komunitetet fetare të cilët i kthyen objektet e besimit tek Zoti instrumente të mbajtjes në këmbë të regjimit të Ri.
Nga frika e humbjes së kontrollit të pushtetit “baballarët” e demokracisë ndryshuan ligjin e sistemit zgjedhor në vitin 2008 ku kryetarët e partive u shndërruan në sulltanë të vërtetë.
Sot është imperative hapja e dosjeve.
Pastrimi i të gjithë gjymtyrëve të shtetit nga bashkëpuntorët e sigurimit.
Këtij procesi duhet t’i nënshtrohen pa përjashtim të gjithë drejtuesit e zgjedhur me votë apo të emruarit që drejtojnë institucionet shqiptare.
Të gjithë drejtuesit publikë të zgjedhur dhe të emëruar, drejtuesit e mediave dhe emisioneve që i imponohen publikut me opinione, analistët medistikë e drejtuesit e OjQ-ve dhe të gjithë atyre që kanë ndikim në shoqërinë shqiptare.
Të ndryshohet ligji zgjedhor e të zëvendësohet me ligjin mazhoritar apo me lista të hapura kombëtare me votë të vleshme të një zgjedhësi për tre kandidatë, apo rajonale me votë të vleshme të një zgjedhësi për dy kandidatë, ku të garantohet vota e lirë me qëllim që sovrani të ia delegojë pushtetin përfaqësuesve realë të tij.
Në këtë mynyrë bëhet funksionimi real i republikës parlamentare sepse për hir të së vertetës edhe pse me kushtetutë jemi rebublikë parlamentare parlamenti ynë është shndërruar në zyrë noteriale të qeverive.
Të këtë një kontratë sociale reale të zgjedhësve me të zgjedhurin pa deformim vote që të shpirtëzojë parlamentarizmin.
Hapja e plotë e dosjeve dhe ndryshimi i ligjit zgjedhor mbyllin epokën e gjatë të tranzicionit dhe shenojnë prologun e demokracisë.
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular