BallinaKryesoreAkuzat e Edi Ramës për SPAK, ja si përgjigjet Arben Kraja

Akuzat e Edi Ramës për SPAK, ja si përgjigjet Arben Kraja

spot_img

Drejtuesi i SPAK Arben Kraja, shmangu çdo koment për akuzat që atij i vijnë nga politika. Njësoj veproi edhe për qëndrimin e kryeministrit, i cili përdori një gjuhë të ashpër ndaj SPAK në prill dhe në maj të këtij viti, në lidhje me mungesën e rezultateve për hetimin e ish- kryeministrit Berisha dhe ish- presidentit Metaj.

Pjesë nga intervista e kreut të SPAK për emisionin “Pa Censurë”

Elona Meço: Në lidhje me punën tuaj, ju keni patur akuza shumë të forta nga kryeministri Rama se nuk po hetoni ata që ai i ka quajtur kampionë të korrupsionit të qeverisjes së shkuar. E ka fjalën edhe për zotin Berisha, edhe për zotin Metaj. Rama e ka quajtur këtë një turp të SPAK-ut. Ju si i përgjigjeni?

Arben Kraja: Nuk dua të merrem me deklarata politike. Ne bëjmë punën tonë, vlerësojmë provat. Dikush na shan, dikush na lëvdon, kjo është çështje e tyre, bëjnë komentet e tyre.

Elona Meço: Megjithatë, i jepni të drejtë kryeministrit, shikoni diçka që vlen tek kritikat e tij për SPAK?

Arben Kraja: Unë i jap të drejtë kujtdo që kritikon SPAK me idëne e mirë për të punuar më mirë, kushdo të jetë, kryeministër apo qytetar i zakonshëm.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular