Shtohet misteri me sulmin kibernetik në vend. Qeveria shprehet se Irani ka sulmuar sistemin TIMS, ndërkohë një faqe në internet që ka nxjerrë së fundmi shumë dokumente “Homeland Justice”, kanë nxjerrë në shitje të dhënat e serverëve që ata disponojnë
Përmes një postimi në rrjetet sociale ata ofrojnë 800 GB të dhëna për 900 dollarë. Nuk dihet ende nëse kjo faqe ju përket hakerave iranianë. Sipas fotos së mëposhtme, e ciila po qarkullon në rrjet, hakerat kërkojnë që pagesa për blerjen e të dhënave të bëhet përmes parasë elektronike Bitcoin, që të jetë e pamundur për tu kuptuar se ku po shkojnë këto para.
Fillimisht u sulmua sistemi E-Albania, ku për disa javë nuk mund te aksesohej. Ndërsa këtë fundjavë u godit sistemi TIMS duke futur në kaos doganat. Në orët e ardhshme pritet vërtetimi nëse fotoja që qarkullon në rrjet dhe informacioni i shitjes së të dhënave të jetë i vërtetë.
Ndërkohë ditën e sotme një sulm kibernetik ka ndodhur edhe në Mal të Zi, ku mësohet se kompjuterat e selisë së qeverisë janë bllokuar.