Karabinierët dhe Guardia di Finanza kanë zhvilluar një aksion në provincën e Brescianos ku kanë mundur të gjejnë një shumë të madhe parash, të cilat dyshohet se janë para të pista.
Përgjimet dhe qentë e stërvitur për të nuhatur paratë e fshehura, ishin vendimtaret, teksa zbuluan paratë të cilat ishin fshehur në vende të ndryshme.
Një pjesë e parave në fakt ishte fshehur nën tokë në Gussago, në një shtëpi ferme. Hetimi, i koordinuar nga Prokuroria e Rrethit të Breshias, çoi në 27 masa paraprake dhe konfiskimin e mbi 93 milionë eurove.
Sipas rikonstruksioneve të para, pas shumës së parave të pista qëndron një familje me “bazë” në një fermë në fshatin Gussago, në provincën e Breshias. Jo shumë larg do të ishin gjetur më shumë se katër milionë euro, të groposura disa metra thellë.
Sipas hetuesve, paratë ishin sjellë në Itali përmes llogarive rrjedhëse të hapura jashtë vendit, në Kroaci, Rumani, Bullgari e deri në Kinë. Në krye të organizatës së dedikuar për evazion fiskal sistematik, sipas hetuesve do të ishte Giuliano Rossini dhe gruaja e tij Silvia Fornari, tashmë në burg
Arrest shtëpie është vendosur për djalin e çiftit, Emanuele dhe tezen e tij, Marta Fornari, shkruan Tg Com.