Analisti Armand Shkullaku thotë se reagimi i Sali Berishës ndaj ish-kreut të PD Lulzim Basha lidhur me akuzat për lobim rus ishte i nxituar dhe tregoi inkoherencë.
Në një intervistë për Euronews Albania, Shkullaku risolli në vëmendje faktin se në 2018, pak pasi ishte publikuar skandali i transferimit të parave, Berisha i quante akuzat të montuara e të financuara nga Rama dhe Soros.
Sipas tij, më e ndershme nga ana e kreut të PD do të kishte qenë që t’ia linte në dorë drejtësisë dhe të mos hidhet akuza ndaj njeriut që dikur ishte nën mbrojtjen e tij.