VIDEO/Shkolla 1 orë larg, nga klasa e 1-3 nuk ka transport për fëmijët e Kamzës. Flasin prindërit…

0
480

Ky vit i ri shkollor ka nisur me probleme në shumë zona të Tiranës. Në Kamëz, 3 shkolla janë shembur, pasi janë dëmtuar nga tërmeti i 26 nëntorit. Prindërit janë njoftuar për transferimin e nxënësve vetëm pak ditë para nisjes së mësimit.

“Nuk e kam mundësinë se ta kisha e çoja vetë, tre ditë para shkollës ka qenë, bëmë një mbledhje”, tregon një prind.

Nxënësit e këtyre shkollave do të zhvillojnë mësimin në shkollat pritëse, “Isa Boletini” dhe “Vllazërimi”. Bashkia Kamëz u ka mundësuar transportin klasave nga e 4-ta deri në të 9-tën.

 

Ndërsa për nxënësit e klasave të para, të dyta dhe të treta nuk ka transport. Prindërit duhet të ecin në këmbë më shumë se 4 km për të çuar fëmijët.

“Në klasë të parë dhe të tretë. Ja shikoji, tre janë ata, dy çanta unë dhe ai e ka vetë. Ky problem nuk e di si do vazhdojë. E fillojnë në orën 1 deri dhe në 4 do t’i marr prapë, kam edhe dy të tjerë andej matanë. Kur të jetë kohë e keqe do t’i mbaj në shtëpi, s’ia dal dot as unë, jam 70 vjeç burrë”, thotë një qytetar.

Prindërit kërkojnë që t’u gjendet një zgjidhje, pasi nuk i kanë mundësitë për t’u përshtatur me oraret e shkollës së fëmijëve.