Pas një shkrimi në “Zërin e Amerikës”, i cili fliste për financimet e Rusisë për parti politike nëpër botë dhe në të cilin ishte infiltruar historia e një lobimi të vitit 2017 në SHBA nga Partia Demokratike, në Tiranë eksponentë të Rithemelimit me në krye Sali Berishën hapën shampanjën. Menjëherë nisën sulmet ndaj Lulzim Bashës, duke “harruar” luftën që kanë me Edi Ramën.
Një fushatë e paprecedentë dhe ngazëlluese nisi për “të rrëzuar Bashën” për herë të dytë, ndërkohë që po shfrytëzohej një lajm me burim anonim dhe një histori e mbyllur tashmë në drejtësinë shqiptare edhe bazuar nga dokumente të Departamentit të Drejtësisë në SHBA, të cilat vërtetojnë se nuk ka asnjë lidhje të drejtpërdrejtë mes Partisë Demokratike dhe kryetarit të saj në atë kohë, Lulzim Basha, me paratë ruse.
Në këtë kontekst analisti, Enton Abilekaj, i cili ka qenë për një kohë të gjatë një zë i fuqishëm pro Berishës dhe aksionit të tij “Foltorja”, nëpërmjet një shënimi të shkurtër në faqen e tij në FB thotë pak a shumë se kemi të bëjmë me një blof dhe se, “financimi rus” për PD-në është një idiotësi që do të përgënjeshtrohet zyrtarisht, por shija e hidhur është që për të sulmuar Bashën, një pjesë e PD-së akuzoi edhe veten!
“Financimet ruse” nuk ekzistojne. Eshte nje idiotesi qe do pergenjeshtrohet edhe zyrtarisht sot, por ajo qe do mbetet eshte shija e hidhur e nje Partie Demokratike, qe, per te sulmuar Lulzim Bashen, akuzoi veten”, shkruan Abilekaj./