Nga Xhelal Mziu
Një tjetër skandal në arsimin parauniversitar në Shqipëri!
Një tjetër skandal në arsimin parauniversitar në Shqipëri!
Në mbi 90% të shkollave nuk është personeli i mjaftueshëm arsimor, për arsye korruptive, politike dhe burokratike, duke mos lidhur kontratën!
Mnistria e Arsimit Kushi, doli per show me datë 29 gusht 2022 si dita e parë që paraqiten mësuesit në shkolla, nderkohe që në një pjesë të madhe të shkollave 80% e mësuesve janë me kontratë të pa lidhur, ose provizorë!
Akoma me skandaloze bëhet situata kur fillojnë ditën e parë të shkollës nxënësit me datë 12 shtator dhe stafi pedagogjik i shkollave s’ka dal akoma, nxënësit dhe prindërit e tyre ditën e parë të shkollës pyesin se kush është mësuesi i kasës së parë, tjetëri kush është mësuesi i klasës së dytë apo të tretë, apo kush është mësuesi i Matematike – Fizikës, apo Bio – Kimisë, etj, por përgjigjja është, se nuk është bërë emërimi i mësuesve akoma por do rregullohet brenda javës apo javls tjetër!
Ndërkohë mësues me arsim të lartë dhe mastër presin se kur do dal lista e personelit mësimor, a do të emërohen apo jo, ankthi i tyre në fakt nuk ka zgjatur vetëm gjatë pushimeve të verës, por dhe tani që ka filluar shkolla, ky fenomen zgjat më shumë se një muaj apo dy muaj!
Prindërit e një shkolle të zonës së Gollobordës tregoj realitetin sa më sipër.
Në shkollën ku studjojnë nxënësit e tyre ka 13 mësues kjo shkollë, në fakt në shkollë që ditën e hënë deri sot janë vetëm 3 mësues, 10 të tjerë mungojnë, pasi ishin me kontratë dhe ndërkohë nuk ribëhet kontrata, nuk ka mësues në shkollë nuk zhvillohet mësim, dhe ky fenomen ishte dhe vitin e kaluar, madje ka zgjatur deri në tetor një vit më parë.
Zyra Vendore e Arsimit Parauniversitar Bulqizë këtë fenomen e ka në çdo shkollë dhe çdo vit. Mësues me diploma master dhe me vjetërsi, mbahen pezull nuk Ju lidhet kontrata, nuk bëhen definitiv, arsyea kryesore është Kurrupsioni që të ripaguajnë për të nënshkruar kontratën, mbahen peng politikisht (kush është patronazhist ose kush konvertohet rikthehet në punë), kush është demokratë duhet të rrij pa punë ose të rrisë kuotën e pagesës!
Ky është realiteti që ka krijuar Ministria Kushi sot në Shqipëri!
Ata që e pësojnë janë fëmijët që nuk bëjnë mësim, nuk kanë mësues profesionist sepse duhen politik, nuk ka mësues se nuk kanë paguar haraqin e kontratës!
Unë e sfidoj znj. Kushi të shkoj në shkollat e ZVAP të Bulqizës, të Dibrës dhe të Matit, për të parë këtë realitet sa më sipër në mbi 90% të shkollave të arsimit parauniversitar në këtë qark, por ndoshta dhe në qarqet e tjera të Shqipërisë!