BallinaKryesoreSponsorizimi i PD nga Rusia, Pampuri: Shkrim i stisur nga Rama për...

Sponsorizimi i PD nga Rusia, Pampuri: Shkrim i stisur nga Rama për të zhvendosur vëmendjen!

spot_img

Për deputeten e Partisë Demokratike, Oriola Pampuri materialet që po qarkullojnë në media për financimin rus të PD-së janë të stisura nga Edi Rama që po bashkëpunon me këdo për të mbajtur një opozitë të përçarë dhe për të mbijetuar vetë.

E ftuar në studion e lajmeve në MCN Tv, Pampuri tha se nuk mund t’i mbahet iso një shkrimi të tillë të pabazë duke shtuar se PD është një parti pro-amerikane dhe pro-evropiane.

Nuk do ta quajë akuzë, janë disa aludime që ka hetim e drejtësi, pati një hetim dhe ai u mbyll, nuk ka vijimësi. Përsa i përket materialit që doli dje është për tu habitur si shkrime të tilla që janë të stisura nga Rama që bashkëpunon me këdo për të pasur një opozitë të përçarë për të mbijetuar vetë. Nuk mund t’ia dalë është një shkrim që riciklohet me ndihmën e Ramës, nuk mund të bazohemi. PD nuk ka qenë nuk është pro ruse, ajo është pro amerikane dhe do të jetë dhe sigurisht pro BE, se këta janë aleatët. T’i mbash iso një shkrimi të tillë i shërben Ramës, ai e kërkon përçarjen e PD.

Është një shkrim në një gazetë. Kam një merak, ka bërë një zhurmë të madhe dhe kanë harruar pjesën tjetër, korrupsionin që po mbyt Shqipërinë. Të shohim në vijimësi si do të procedohet. Të paktën jemi të gjithë bashkë në mbështetje të SHBA-ve dhe pro-amerikanë.

Pampuri tha se vendimi i Bashës për të shpallur non-grata Berishën nuk ishte personal dhe se ishte një standard për një parti që ka pasur gjithmonë mbështetje nga SHBA-ja.

Duke vijuar shpjegimin e saj, Pampuri tha se e gjithë kjo çështje po bëhet për të larguar vëmendjen nga problemet, korrupsioni, tenderat.

Vendimi i Bashës për Berishën është çështje që ka të bëjë me një vendimet të DASH. Ne në PD, e djathta që pas diktaturës kemi pasur mbështetje SHBA, nuk është vendimi Bashës, është një standard. Nuk e shoh si çështje, një botim i një gazete që nuk është parë sa vërtetësi ka nuk mund të bëj koment. Unë dua ti vij në ndihmë të vërtetës.

Është diçka për të zhvendosur vëmendjen. Për të zhvendosur vëmendjen nga një qeveri që nuk mbështet njerëzit në nevojë, për të zhvendosur vëmendjen nga korrupsioni. Qeveria vijon me korrupsionin tenderat, dhe që qytetarët të harrojnë e zhvendos vëmendjen dhe e çon në një flluskë sapuni. Kemi një vendi të DASH që nuk ka ende një përgjigje nga ana tjetër, kemi një non-grata që s’ka mundësi bashkëpunimi me SHBA dhe Britaninë. Një parti politike duhet të ketë bashkëpunim me ndërkombëtarët.

Pampuri tha se është e nevojshme që baza të bashkohet duke qenë se përpara janë edhe zgjedhjet lokale dhe se duhet të paraqitet kandidatë të përbashkët dhe me standarde.

Peshorja duhet të shkojë tek shqiptarët, duhet që baza të bashkohet se kemi zgjedhjet lokale, të ketë kandidatë të përbashkët dhe kandidati të jetë me standarde se këtij vendi po i merret fryma.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular