BallinaEkonomiRritet sërish çmimi i naftës/ Vendimi i Bordit: Ja sa do të...

Rritet sërish çmimi i naftës/ Vendimi i Bordit: Ja sa do të kushtojnë karburantet në vend

spot_img
spot_img

Bordi i Transparencës ka publikuar ditën e sotme çmimet e reja për karburantet në vend.

Sipas vendimit më të fundit të Bordit, nafta me pakicë do të shitet 223 lekë/litri. Benzina do të shitet me 194 lekë, ndërsa gazi 78 lekë/litri.

Bordi i Transparencës ka arsyetuar se ndryshimet e paraqitura në vendimet e sotme janë si rezultat i lëvizjes së çmimeve në bursë. Këto çmime do të jenë në fuqi deri në mbledhjen e radhës.

Njoftimi i Bordit të Transparencë

Vendimet e Bordit të Transparencës në datë 24 Shtator 2022, janë si rezultat i lëvizjes së çmimeve në bursën Platts Mediteran, ku rritja e gazoilit vjen për shkak të rritjes së dy faktorëve:

1. bursa +31 usd ton nga data 15 Shtator.

2. kursi dollarit nga 117.2 $ në afërsisht 120

Ndërsa për benzinen është ulur bursa me 26$/ton, por është rritur kursi i këmbimit të dollarin me 3 lekë. Pra për benzinë ulja e bursës kompensohet me rritjen e kursit prandaj nuk ka levizje çmimi.

Si rrjedhojë çmimet e vendosura janë :

?Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gasoil i standardit SSH EN 590 të jetë jo më shumë se 223 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 211 lekë/litër.

?Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN të jetë jo më shumë se 194 lekë/litri,ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 182 lekë/litër.

?Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gaz, të jetë 78 lekë/litri me pakicë dhe i shitjes me shumicë 66 lekë/litër për automjetet.

( Shënim: çmimi i shitjes për gazin e lëngshëm të automjeteve do të jetë çmimi i furnizimit në stacionet e furnizimit në pikat e karburanteve, ndërkohë që në pikat e tjera për konsumatorët familjarë dhe industrial çmimi nuk duhet të përfshijë akcizën).

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular