BallinaOP EDKu shkoi energjia e prodhuar nga hidrocentralet private?

Ku shkoi energjia e prodhuar nga hidrocentralet private?

spot_img
spot_img
Nga Ola Xama
Të dhënat e gjysmës të parë të vitit tregojnë se 56% e energjisë në vend është prodhuar nga hidrocentralet privatë. Konkretisht, Kaskada e Drinit ka prodhuar 1.65 Terravat orë dhe hecet e vogla 2.07 Terravat orë. Kërkesa nga OSHEE për të plotësuar konsumin për klientët tariforë ishte 2.5 Terravat orë. Energjia e prodhuar në vend do të plotësonte tërësisht nevojën për konsum duke përfshirë edhe humbjet në rrjet.
Por sipas të dhënave financiare të KESH, e gjithë diferenca që nuk është plotësuar nga hidrocentralet privatë, 0.76 Terravat orë, është importuar. Ky operacion i ka kushtuar një faturë 175 milion euro vetëm për pjesën e parë të vitit.
Nëse parashikimet për prurjet në Kaskadën e Drinit do të shkojnë sipas skenarit bazë të KESH, nevoja për mbështetje buxhetore bashkë me çmimin e rritur llogaritet të shkojë në 450 milion euro për të gjithë vitin. Në fund të vitit të kaluar Këshilli i Ministrave miratoi një vendim për shpalljen e emergjencës në sektorin e energjisë. Në asnjë rresht të këtij vendimi energjia e prodhuar nga hidrocentralet privatë nuk konsiderohet si një detyrim shitjeje sipas marrëveshjes që tregtarët kanë me OSHEE.
Vitet e shkuara prodhuesit privatë të energjisë elektrike kanë qënë një barrë shumë e rëndë për buxhetin e OSHEE, e cila u blinte energjinë me një çmim të subvencionuar në mënyrë që të siguronin fitim. ERE vendosi që çmimi që këta tregtarë duhet t’a shesin energjinë këtë vit të jetë 70 euro/MWh, tarifë që siguron norma të mira fitimi. Sot mbetet e paqaratë se ku ka shkuar energjia e prodhuar nga këto hidrocentrale dhe nëse klienti kryesor i tyre ka qënë KESH?
Të premten, Enti Rregullator i Energjisë miratoi rritjen e çmimit të energjisë për konsumatorin fundor për fashën mbi 800 kwh në 42 lekë/kwh pa tvsh. Të gjithë barrën me sa shihet do t’a mbajë konsumatori: një pjesë e parave (450 milion euro) do të jepen nga buxheti i shtetit, një pjesë nga tarifa e rritur e cila planfikohet të jetë po ashtu me fasha edhe për vitin e ardhshëm (sipas planit ekonomik që ka dorëzuar në Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë KESH) dhe një pjesë do të prodhohet nga burimet natyrore të Kaskadës së Drinit.
Hidrocentralet privatë përveçse kanë arritur të sigurojnë fitime nga kontratat e shitblerjes së energjisë elektrike nga OSHEE vitet e kaluara, duhet të kenë detyrim publik që një pjesë të caktuar të energjisë (përqindje e prodhimit të secilit) t’ia shesin kompanive publike të energjisë, pasi jo vetëm që situata është emergjente, por po ashtu fitimet e tyre sigurohen nga paratë e publikut shqiptar dhe energjia prodhohet me burimet hidrike të shqiptarëve.
Asnjë fjalë nga qeveria për detyrimin e këtyre bizneseve për zbatimin e marrëveshjes që kanë me OSHEE, për detyrimin e tyre në kohë krize për të shitur energjinë me një çmim të arsyeshëm kompanive që furnizojnë konsumatorin, apo për mbajtjen e një skenari normal fitimi si detyrim dhe rregull që kanë përgjithësisht të gjitha kontratat koncesionare. Qeveria dhe tregtarët e hec-eve mund të flasin gjithë ditën për rregullat e tregut të lirë, por këto rregulla duhet të na i tregonin edhe atëherë kur OSHEE detyrohej t’i blinte energjinë dhe fitimet e tyre llogariteshin te fatura e energjisë që u shkonte në shtëpi qytetarëve!
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular