BallinaKryesoreMund të bëhet kryeministrja e parë femër e Italisë/ Pse Giorgia Meloni...

Mund të bëhet kryeministrja e parë femër e Italisë/ Pse Giorgia Meloni është një ‘kameleon’ politik! U distancua nga Rusia, Kina dhe fashizmi, duke…

spot_img
spot_img

Nga Julia Khrebtan-Hörhager & Evgeniya Pyatovskay

Në vjeshtën e vitit 1922, Benito Mussolini, themeluesi ambicioz dhe karizmatik i Partisë Fashiste, u bë kryeministri më i ri i Italisë. Ai mori pushtetin pasi një marshimi në Romë, duke sjellë një periudhë të errët të sundimit totalitar.Një shekull më pas, Italia duket se do të drejtohet sërish nga një udhëheqëse e ekstremit të djathtë.  Të dielën, votuesit pritet të zgedhin si kryeministren e re Xhorxhia Melonin, drejtuesen e partisë Fratelli d’Italia, Vëllezërit Italianë, një parti prejardhja e së cilës është tek fashistët e Musolinit. Shumë italianë dhe evropianë janë të shqetësuar me të drejtë.

Ngjitja e saj e mundshme në krye të vendit, vjen në një kohë delikate për Italinë, vend idëmtuar jo pak nga problemet ekonomike të kohëve të fundit, inflacioni i lartë dhe kriza e emigracionit. Po ashtu, ajo ngre pikëpyetje të pakëndshme mbi idenë e identitetit dhe unitetit evropian.  Për më tepër, është një simptomë e gjendjes së keqe politike në Itali, por edhe e valëspopuliste që ka nisur të ketë sërish sukses në mbarë botën.

Po kush është Xhorxhia Meloni?

Ajo është akuzuar si një provokatore politike. Si një nacionaliste krenare, me qëndrime shumë të ashpra kundër emigrantëve, dhe që flet vazhdimisht për mbrojtjen e Italisë nga “islamizimi”.  Nga ana tjetër e paraqet veten si mbrojtëse e vlerave tradicionale familjare, duke e politizuar Krishterimin dhe amësinë, si gurët e themelit të identitetit autentik kombëtar italian.

Në një fjalim të vitit 2019, ajo tha:“Unë jam Xhorxhia. Jam një grua, nënë, jam italiane, dhe jam e krishterë!”.  Por Meloni është një kameleon politik. Ajo e ndryshon strategjinë sa herë që kjo është politikisht e dobishme për të. Kur ishte më e re e admironte hapur Musolinin, dhe e konsideronte atë një politikan të mirë. Por e pyetur në prag të zgjedhjeve të 25 shtatorit, nëse ishte dakord që udhëheqësi fashist ishte i keq për Italinë, ajo tha “Po”.  Me kalimin e viteve, ka shprehur admirim për liderë të konsideruar nga shumë analistë si ultra nacionalistë, si Vladimir Putin në Rusi , Viktor Orban në Hungari dhe Marin Lë Pen nëFrancë.

Po ashtu, ajo është përpjekur të pozicionohet si e lidhur me konservatorizmin e Partisë Konservatore në Britani dhe Partinë Republikane në SHBA  Kohët e fundit, Meloni është përpjekur të distancohet nga mbështetja e mëparshme ndaj Rusisë dhe Kinës, dhe të ritheksojë gatishmërinë e saj për t’i shërbyer me atdhetarizëm vendit të saj. Dhe mesa duket ky truk ka funksionuar.

Aleanca e ekstremit të djathtë e Fratelli d’Italia e Melonit dhe partitë që kanë të njëjtën qasje, Lega dhe Forza Italia, synojnë të fitojnë shumicën absolute në parlamentin e ri.  Por më shumë ka spikatur partia e Melonit.

Sondazhet tregojnë se ajo do të fitojë çerekun e të gjitha votave. Një rritje e jashtëzakonshme. Nga pak më shumë se 4 për qind në vitin 2018,në mbi 25 për qind këtë vit. Kjo trajektore sugjeron që ose kjo parti ka hequr dorë nga lidhjet e saj historike me fashizmin, apo që shumë italianëve nuk u intereson më kjo gjë.  Fratelli d’Italia është një pasardhëse e partisë Lëvizja Sociale Italiane, e formuar nga mbështetësit e Musolinit pas Luftës së Dytë Botërore.

Meloni është përpjekur të krijojë njëlloj distance me të kaluarën, duke deklaruar se e djathta italiane e konsideron fashizmin si një dukuri të kufizuar në historinë e Italisë. Po ashtu ajo ka shfrytëzuar ndjenjat kombëtare të pasigurisë dhe ankthit, të shkaktuara nga krizat e shumta me të cilat është përballur vendi gjatë 2 viteve të fundit.  Këtu përfshihet pandemia e Covid-19 që goditi rëndë Italinë, dhe krizat e mëdha humanitare ende të pazgjidhura, të shkaktuara nga migrimi masiv përmes Detit Mesdhe, ku Italia është vendi kryesor pritës i emigrantëve që zbarkojnë në Evropë.

Ndërkohë, ky vend po përballet me një inflacion në rritje, dhe një krizë energjetike të vazhdueshme, të nxitur nga lufta e Rusisë në Ukrainë dhe strategjia e Putinit për ta përdorur gazin e saj si një armë kundër Bashkimit Evropian.  Përballë këtyre krizave, Meloni e ka pozicionuar veten si njeriu që do ta “shpëtojë” Italinë.

Historia ka vërtetuar se në kohëra të pasigurita, liderët karizmatikë ultra-nacionalistë priren të dalin mirë në zgjedhje. Me një formulë të njohur të vendosjes së Italisë “në plan të parë”, euroskepticizmi , ksenofobia dhe islamofobia e Melonit – të ripaketuara si patriotizëm – kanëfituar shumë popullaritet tek italianët.  Por suksesi i Fratelli d’Italia, nuk ka të bëjë vetëm me Melonin.

Ana e kundërt e suksesit të saj, është dështimi i partive të tjera, dhe kaosi i shkaktuar nga rënia e qeverisë që preku shumë nga partitë që konkurrojnë kundër saj. Zgjedhjet e parakohshme në Itali pasuan dorëheqjen e kryeministrit Mario Draghi , një ekonomist i admiruar në arenën ndërkombëtare me nofkën “Super Mario” për shkak të menaxhimit mbresëlënës që i bëri krizës së eurozonës kur ishte kreu i Bankës Qendrore Evropiane.

Draghi drejtoi një koalicion të gjerë, por u detyrua të jepte dorëheqjen në korrik, në mesin e një krize ekonomike dhe politike të thelluar, kur disa partnerë të koalicionit u thyen kundër kryeministrit. Italia ka pasur historikisht shumë probleme lidershipin e saj politik.

Sistemi politik siguron vetëm qeverisje me koalicion.  Dhe kjo nënkupton shpesh qeverisje nga një grupim partish, axhendat dhe vizionet e të cilave mund të jenë drastikisht të ndryshme, madje ndonjëherë gati reciprokisht përjashtuese.

Rënia e qeverisë Draghit ka dëmtuar shumë parti në të gjithë spektrin politik, përfshirë Lëvizjen 5-Yjet dikur shumë popullore.  Partitë politike që po përfitojnë nga ky kaos politik kanë qenë kryesisht ato të djathta. Meloni ka garuar në këtë fushatë me sloganin ”Pronta a Governare” (Gati për të qeverisur!). Por tani pyetja është nëse Italia është gati për Melonin si kryeministre. / “The Conversation” – Bota.al

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular