Moti i keq dhe rrufetë kanë vrarë 36 persona brenda një dite në shtetin verior të Indisë Uttar Pradesh, thanë autoritetet. Të paktën 24 prej tyre humbën jetën kur shtëpitë e tyre u shembën nga reshjet e vazhdueshme.
Në incidente të tjera, 12 persona u vranë nga rrufeja, përfshirë një djalë 15-vjeçar, i cili sapo ishte ngjitur në çatinë e një shtëpie. Vetëm në pesë ditët e fundit, numri i të vdekurve nga rrufeja ka arritur në 39
Rrufeja është një dukuri e zakonshme në Indi gjatë sezonit të musonit, i cili zgjat nga qershori deri në shtator.
Shkencëtarët indianë, raporton Associated Press, madje pretendojnë se ndryshimet klimatike kanë rritur numrin e goditjeve të rrufesë, shumë prej të cilave janë vdekjeprurëse. Në fakt, vitin e kaluar pati 34% më shumë vdekje nga rrufeja sesa në vitin 2016, nga 1,489 në 2,869 vitin e kaluar.