Ngjarje kriminale, atentate mafioze, armë, kanabis sativa dhe qindra kilogramë, kokainë të kapura kanë qenë lajmet që kanë shoqëruar kësaj kohe veriun e Shqipërisë.
Gazetarja Klodiana Lala me anë të një postimi në ‘Facebook’, ka dhënë lajmin e ‘pajtimit’ mes dy personazheve të njohur, që veprojnë në Veri të Shqipërisë.
Pa dhënë emra, Lala shkruan se pajtimi i tyre është bërë në kishë, me ndërmjetësimin e një politikani vendor.
Në një postim në Facebook, gazetarja Klodiana Lala shton se pakti tashmë është firmosur e se nuk do të ketë më atentate me dronë e avionë mes këtyre dy palëve.
Nuk dimë të themi nëse Lala flet për ndonjë personazh të botë së krimit, por duke qenë se përmend atentate, kjo gjë nënkuptohet.
“Dy personazhe te njohur ne veri ne vendit ne perplasje te forte prej kohesh me njeri-tjetrin kane vendosur te pajtohen.
Me ndermjetesine e nje politikani vendor dhe ne pranine e burrave te te dy fiseve kane shkuar ne Kishe.
Aty kane “firmos” paktin e pajtimit. Me gjase sdo te kete me atentate me drone apo avione”, shkruan ajo.