BallinaPolitikeLigjshmëria e PD/ Deputeti Sula: Sa të kthehen Bardhi dhe Alibeaj nga...

Ligjshmëria e PD/ Deputeti Sula: Sa të kthehen Bardhi dhe Alibeaj nga Gjermania do të shkojmë para dyerve të Apelit

spot_img

Ende nuk ka asnjë datë për të shqyrtuar kërkesën e PD-së zyrtare të Enkelejd Alibeajt për procesin e regjistrimit të PD-së (Rithemelimi) nga gjyqtari Agron Zhukri. Në lidhje me këtë vendim, deputeti i Partisë Demokratike, Dashnor Sula tha i ftuar në emisionin ‘Sot Live në Shqipëri’ në Report Tv, se ai do t’i kërkojë grupit parlamentar të PD-së që të shkojnë para dyerve të gjykatës së Apelit dhe t’i jepet fund kësaj agonie.

Unë po ju them sot, në Shqipëri nuk fitohen zgjedhjet në rrugë politike. Këtu e vetmja shpresë është drejtësia. Kam shpresë që SPAK-u do të japë një shuplakë të fortë politikanëve të korruptuar. Bashkimi i PD-së do të thotë me bazë reale, por nuk mund të kërkohet tek PD një gjë e tillë. Kam bindjen se vendimin e gjykatë së Apelit po e mban peng Edi Rama. Si ka mundësi që nga 24 marsi, që i bie që mos të shqyrtohet një çështje. Pikënisja është gjykata e Apelit. Duhet të shkojmë para dyerve të gjykatës së Apelit, t’i japi fund kësaj sage që rri e zgjatet sa më shumë agonia. Unë do i kërkoj grupit parlamentar të PD-së që javën tjetër të shkojmë pranë zyrave të gjykatës së Apelit që të marrë në shqyrtim këtë çështje dhe të marrë zgjidhje. Nëse do jetë vendimi i Gjykatës tek Berisha tek Komisioni i Rithemelimit aty jam.’- tha Sula.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular