Nga Bujar Leskaj
29 shtatori përkujtohet nga populli i Tropojës dhe i gjithë Malësisë së Gjakovës si ditë e shënuar, në nderim të viktimave te diktaturës komuniste.
29 shtatori përkujtohet nga populli i Tropojës dhe i gjithë Malësisë së Gjakovës si ditë e shënuar, në nderim të viktimave te diktaturës komuniste.
29 Shtatori i 1946 është dita kur dora gjakatare e komunistëve në prezencë të dy mijë burrave te Nikaj- Mërturit vrau dy burra të pafajshëm, dy malësorë trima të ndershëm, FETË SADIKU e UKË ÇUNI me synimin që të nënshtronte një krahinë të tërë vetëm e vetëm se ishin antikomunistë, burra të besës e trima, besnikë të traditave dhe zakoneve shqiptare.
Masakra e Nikaj- Mërturit ishte hakmarrje e komunistëve, nga dora gjakatare e kriminelit Mehmet Shehu ndaj kësaj krahine patriotike, me urdhër dhe në dijeni të plotë të diktatorit Enver Hoxha.
Rezistenca e trimave të Nikaj – Mërturit kundër nënshtrimit ndaj komunizmit mbetet në kujtesën historike shqiptare si një nga betejat më të përgjakshme në Shqipëri kundër diktaturës komuniste.
Datat e rezistencës antikomuniste duhet të jenë gjithmonë në vëmendjen e popullit shqiptar, si data, nga të cilat duhet të mësojmë e të reflektojmë!
Nderim e respekt të përjetshëm për heronjtë antikomunistë, nga Qafa e Agrit deri në Qafën e Morinës të Malësisë së Gjakovës dhe gjithë Shqipërisë!
You, Ardi Stefa and 20 others