Që pas publikimit të lajmit për vrasjen e 22-vjeçares Mahsa Amini nga policia e moralit, Irani është përfshirë nga një valë protestash të dhunshme, duke shkaktuar dhe shumë viktima.
Gratë, por jo vetëm, janë revoltuar duke kërkuar të drejtat e tyre dhe po ashtu duke kundërshtuar regjimin.
Së fundmi po qarkullon një video e trishtë, e cila tregon babain e një vajze të vrarë gjatë këtyre protestave duke kërcyer, ndërsa është mes lotësh. Babai i lënduar thuhet se po kërcen gjatë varrimit të së bijës, për shkak të premtimit që i kishte bërë se do kërcente në dasmën e saj.