BallinaAktualitetTetë hetues financiarë i bashkohen SPAK, Yuri Kim: Po e ndihmojmë ne,...

Tetë hetues financiarë i bashkohen SPAK, Yuri Kim: Po e ndihmojmë ne, do të godasë xhepat e kriminelëve! DEA me zyrë në Shqipëri

spot_img
spot_img

“SPAK tani ka 60 hetues me kohë të plotë dhe të gjithë kanë marrë trajnim të posaçëm nga FBI e SHBA në Kuantiko. SPAK po merr edhe tetë hetues financiarë të dedikuar. Pra, këta do të shohin se ku janë fshehur asetet në mënyrë që prokurorët t’i kapin ato”

Kështu është shprehur ambasadorja Yuri Kim mbrëmjen e sotme në një intervistë përballë gazetarit Blendi Fevziu. Duke folur me superlativa për Prokurorinë Speciale Shqiptare, ku Amerika është investuar shumë, Kim tha se tashmë puna ka nisur dhe ka rezultate.

Më tej, diplomatja amerikane ka treguar se DEA, një nga agjencitë më të forta kundër trafikut të drogës në botë, do të ketë së shpejti zyrën e saj në Shqipëri.

“Tani do të kemi Agjencinë e Ligjzbatimit për Drogën që do ngrejë një prani në Shqipëri. Dhe, kjo është me shumë rëndësi. Më lejo t’i kthehem pikës tuaj fillestare për mosmarrjen me njerëzit që janë në pushtet…” vijoi Yuri Kim.

Pjesë nga intervista e Yuri Kim për emisionin Opinion:

Blendi Fevziu: Por në fillim po ju pyes, mendoni ende se SPAK mund t’ia dalë?

Ambasadorja Kim: Absolutisht.

Blendi Fevziu: Jeni e sigurt?

Ambasadorja Kim: Po!

Blendi Fevziu: Sepse shumë njerëz mendojnë se SPAK bën diçka sa për fasadë, por jo gjërat reale. Le të themi, drejtësi selektive. Kërkojnë njerëzit që nuk janë më në pushtet dhe nuk shohin ata që janë vërtet të fuqishëm në Shqipëri në këtë kohë.

Ambasadorja Kim: Epo, çfarë do të thuash me këtë, Blendi? Po të intervistoj unë tani ty. Çfarë do të thuash me njerëz jo në pushtet? Kush duhet të jetë në burg dhe mbi ç’bazë përpara se njerëzit të mendojnë se reforma në drejtësi është reale?

Blendi Fevziu: Po, absolutisht, njerëzit që kanë pushtet në Shqipëri.

Ambasadorja Kim: Okay, deri tani, po të jap disa…

Blendi Fevziu: Por jo drejtësi publike, drejtësi me fakte dhe ligj

Ambasadorja Kim: Okay, po të jap disa të dhëna. SPAK deri më sot ka një përqindje dënimesh 90%. Me fjalë të tjera, kur padisin dikë, dhe e çojnë atë person apo ent në gjyq, 90% të kohës, vendimi është për fajtor, i merren asetet, dhe njerëzit shkojnë në burg. Për 12 vitet përpara vitit 2019, sistemi i drejtësisë, prokurorët e posaçëm këtu kishin kapur diçka tek 20 milionë euro asete, dakord? Për mbi 10 vjet.

Blendi Fevziu: Po.

Ambasadorja Kim: Prej reformës në drejtësi, nga dhjetori 2019, dhe gjatë gjithë vitit 2021, SPAK ka mundur të marrë 70 milionë euro asete. Shtatë, zero. Shtatëdhjetë million euro. Kjo përfshin ndërtesa, biznese, para në banka. Deri më sot, në 2022…

Blendi Fevziu: Të ngrira përkohësisht apo…

Ambasadorja Kim: Jo, po flas për…

Blendi Fevziu: …përfunduar, le të themi, vendimi përfundimtar…

Ambasadorja Kim: Po, po. Deri më sot, kanë sekuestruar diku tek… për shembull vetëm në korrik, ishte një rast me mbi 10 milionë euro asete të kapura.

Blendi Fevziu: Cili rast?

Ambasadorja Kim: Nuk e kam emrin e rasttit por është mbi 10 milionë euro asete. Dhe, me këtë prirje, mendoj që në këtë vit 2022, do të arrijnë mbi 70 milionë, dhe me siguri do jetë më afër 100 milionëve. SPAK tani ka 60 hetues me kohë të plotë dhe të gjithë kanë marrë trajnim të posaçëm nga FBI e SHBA në Kuantiko. SPAK po merr edhe tetë hetues financiarë të dedikuar. Pra, këta do të shohin se ku janë fshehur asetet në mënyrë që prokurorët t’i kapin ato.

Blendi Fevziu: Po ndihmoni ju për këtë?

Ambasadorja Kim: Po. Dhe kjo vërtet që do t’i godasë kriminelët tek xhepi i tyre ku ka vërtet vlerë. Nga viti 2021, numri i hetimeve që SPAK ka bërë me vendet e BE-së është më shumë se dyfishuar. Më shumë se dyfish edhe me ne. Tani do të kemi Agjencinë e Ligjzbatimit për Drogën që do ngrejë një prani në Shqipëri. Dhe, kjo është me shumë rëndësi. Më lejo t’i kthehem pikës tuaj fillestare për mosmarrjen me njerëzit që janë në pushtet…

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular