Një 17 vjeçare është larguar nga banesa ditën e djeshme në Pogradec.
Nëna e saj ka bërë denoncimin në Komisariatin e Pogradecin dhe po punohet për gjetjen e 17 vjeçares.
Njoftimi i policisë:
Më datë 29.09.2022, në Komisariatin e Policisë Pogradec, është paraqitur shtetasja L. T., 38 vjeç, banuese në Pogradec, e cila ka deklaruar se i është larguar nga banesa vajza e saj 17-vjeçare. Nga ana e Policisë po punohet për gjetjen e saj.