Nga Bujar Leskaj
30 shtatori- Dita Botërore e Përkthimit
30 shtatori- Dita Botërore e Përkthimit
Dita Botërore e Përkthimit na kujton aftësinë e jashtëzakonshme të gjuhës për të udhëtuar nga një kulturë në tjetrën, nga njëri vend në tjetrin, duke zhdukur kufijtë, duke na ushqyer shpirtërisht e duke përsosur njerëzimin.
Sot gjej rastin që të kujtoj me nderim të gjithë ata përkthyes të jashtëzakonshëm, të cilët sollën në shqip kryeveprat e letërsisë botërore, duke dëshmuar vlerat, muzikalitetin dhe pasurinë e jashtëzakonshme të gjuhës shqipe.
Fan Noli, Gjon Shllaku, Gjergj Fishta, Mitrush Kuteli, Vedat Kokona, Jorgo Bllaci, Robert Shvarc, Skënder Luarasi, Sotir Caci, Petro Zheji, Hamit Kokalari, Jusuf Vrioni, Nonda Varfi, Afrim Koçi, Amik Kasoruho, Eshref Ymeri, Mira Meksi, Bashkim Shehu, Bajram Karabolli e dhjetëra të tjerë kanë sjellë në gjuhën shqipe kryeveprat e letërsisë botërore.
Në Ditën Botërore të Përkthimit dëshiroj të kujtoj me një respekt të veçantë të gjithë ata përkthyes “anonimë”, që përkthyen në burgje e kampe përqëndrimi, si: Mirash Ivanaj, Beqir Ajazi, Kudret Kokoshi, Pjetër Arbnori, Petrit Velaj, Pashko Gjeçi, Daut Gumeni, e dhjetëra të tjerë të burgosur politikë, të cilëve emri asnjëherë nuk iu përmend nga diktatura komuniste, por që gjurma e tyre në kulturën shqiptare është e pashlyeshme.
Respekt të veçantë për të gjithë ata bashkëqytetarë e intelektualë vlonjatë, si Luan Toto, Astrit Hajdini, Bajram Karabolli, Laureta Petoshati, etj, të cilët sjellin për lexuesin shqiptar poezi e prozë bashkëkohore dhe përkthejnë letërsinë shqip për lexuesin e huaj duke kontribuuar për të lidhur më shumë kulturat me njëra-tjetrën.
Ndjese per ata perkthyes qe nuk i kam permendur ne kete postim modest !
Suksese te gjitheve !