Nga Bujar Leskaj
1 tetori është Dita Ndërkombëtare e të Moshuarve
1 tetori është Dita Ndërkombëtare e të Moshuarve
e vendosur në 14 dhjetor 1990 nga Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara.
Në shumë vende të botës, mbahen fjalime, zhvillohen aktivitete, dëshmohet respekti që shoqëria, politika, shteti e qeveritë kanë për të moshuarit, ndërkohë që radiot, televizionet apo gazetat mbushen me intervista me të moshuar.
Rrjetet sociale të qeveritarëve mbushen me urime të përdëllyera, dashuri të pakufishme e respekt të thellë për të moshuarit, premtime të pafundme për ata që punuan një jetë të tërë…
Me fjalime u shprehet mirënjohja, respekti ndaj vlerave dhe kontributit të tyre.
Edhe në Shqipëri… agjitpropi në apoteozë!…
Madje kreu i sektit në pushtet dhe pasuesit e tij publikojnë edhe fotografi teksa u puthin duart të moshuarve…
Por vetëm me fjalë, pasi në vendin tonë të moshuarit janë ndër kategoritë më të varfra dhe me më pak të drejta.
Shtimi i problemeve me shëndetin, rritja e kostos së përballimit të problemeve shëndetësore, barnat e rimbursueshme me një cilësi të dobët, rritja e problemeve që kanë të bëjnë me situatën financiare të tyre, vetmia, fëmijtë në emigracion, dëshmojnë për një problem vërtet të mprehtë social në Shqipëri.
Pensionet e pleqërisë janë të pamjaftueshme për një pjesë të konsiderueshme të të moshuarve dhe nuk janë në koherencë me koston reale të jetesës.
Të moshuarit në Shqipëri janë realisht të varfër!
Sekti qeverisës këto nëntë vite është tallur me pensionistët, ashtu si me gjithë shqiptarët, me shtesa qesharake pensionesh baraz me një kafe dhe një shishe ujë në muaj.
Ndaj, sot e kam të vështirë t’i uroj!
Si bir i uroj!
Si politikan, sot në këtë ditë të “tyre”, thjesht u kërkoj përulësisht falje!
p.s: Natyrisht që anëtarët e sektit në pushtet sot do puthin në ballë e në duar të moshuarit. Nesër do i grabisin dhe do u shkurtojnë jetën me taksat, çmimet stratosferike dhe mjekësinë “falas”…