Një tërmet me magnitudë 5 të shkallës Rihter është regjistruar mëngjesin e sotëm në zonën detare të Kretës në Greqi. Lëkundjet u ndjenë në orën 07:04 të mëngjesit të kësaj të diele
Sipas Institutit Gjeodinamik, epiqendra e tërmetit ndodhet 74 km në juglindje të Chrysi Lasithit dhe thellësia fokale e tij llogaritet në 8.1 km.
Deri më tani nuk raportohen dëme materiale apo njerëz të dëmtuar.