BallinaKryesoreVIDEO/Ballkani i Ilir Dajës shkruan përsëri historinë, fiton në Turqi në një...

VIDEO/Ballkani i Ilir Dajës shkruan përsëri historinë, fiton në Turqi në një ndeshje të çmendur me 7 gola

spot_img

Historitë janë bërë për t’u shkruar. Një të tillë e shkruajti Ballkani sonte, pasi mundi 3-4 në Turqi skuadrën e Sivasspor, në ndeshjen e vlefshme për  grupet e Conference League (Fitorja e parë historike e një ekipi shqiptar në grupet e Europës)

Ekipi nga Suhareka e pësoi që në minutën e parë. Një pakujdesi në mbrojtje i kushtoi shumë skuadrës së drejtuar nga Ilir Daja, pasi Ulvestad me një të djathë të bukur realizoi.

Ballkani nuk do qëndronte duarkryq dhe do reagonte në minutë ne 20-të. Do ishte Armend Thaqi që do vendoste ekuilibrat, duke gëzuar tejmase tifozët dardan. Një supergol i tij, me goditjen që nuk mund të ketë fund tjetër vetëm rrjetën.Mysafirët do merrnin epërsinë me Dellovën, në të 31-tën.

Në pjesën e dytë, Korenica do thellonte akoma më shumë avantazhin, ndërsa Sivasspor-it e futi sërish në lojë një  gol i Yesiluyrt.  Po i njëjti autor do shtangtte skuadrën e Superligës së Kosovës, në fund.

Ballkani do tregonte se nuk vdes kurrë, me golin e Krasniqit në shtesë që do bënte që jehona e festës të dëgjohej deri në tokën dardane.

 

 

 

 

Vvv

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular