BallinaPolitikeIshte në takim me Yuri Kim, Eduart Shalsi: Sorina Koti nuk gjeti...

Ishte në takim me Yuri Kim, Eduart Shalsi: Sorina Koti nuk gjeti kurajo t’i thotë ambasadores amerikane pse mbështet non gratën…

Kryetari i Komisionit të Ekonomisë Eduart Shalsi ka folur për gazetarët në lidhje me takimin e zhvilluar ditën e sotme në ambientet e kryesisë së Kuvendit me ambasadoren Yuri Kim ku e pranishme ishte edhe deputetja demokrate Sorina Koti, njëherësh nënkryetare e komisionit të Ekonomisë

Shalsi deklaroi se sot Koti nuk ka gjetur sipas tij, kurajon për t’i treguar ambasadores së SHBA se pse vijon të mbështesë ish kryeministrin Sali Berisha, pas shpalljes së tij non grata

“Në fakt sot Sorina nuk gjeti kurajon t’i tregonte ambasadores së nderuar së SHBA se pse vijon të  mbështesë non gratën dhe pse vazhdon të jetë pjesë e verbër e një kontigjenti politik brenda PD që në kundërshtim me çfarë duan shqiptarë vazhdon të mbështesë person të padëshiruar nga partneri ynë strategji.

Njerëzit e dëshpëruar bëjnë dhe thonë gjëra të dëshpëruara. Gjithë keqardhjen time për atë që ka deklaruar si bisedë të hamendesuar në zyrën time me ambasadoren amerikane”, deklaroi Shalsi.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular