BallinaPolitike“Qeveria po fik radarët”/ Deklarata e fortë e deputetit të PD: Kanë...

“Qeveria po fik radarët”/ Deklarata e fortë e deputetit të PD: Kanë ngritur trarët në kufi…

Deputeti i Partisë Demokratike Dashnor Sula ka reaguar në lidhje me legalizimin e kanabisit. Me anë të një postimi në ‘Facebook’, Sula u shpreh se qeveria në mandatin e saj të dytë e gjelbëroi Shqipërinë me drogë dhe i ngordhi të gjitha bletët nga hashashi.

Deputeti demokrat shtoi se arsyeja se përse kjo qeveri po insiston të legalizojë hashashin, është se po afrohen zgjedhjet lokale dhe mazhorancës i duhen paratë për të blerë vota.

Postimi i plotë:

Legalizimi i kanabisit minon integrimin në BE dhe rrënon ekonominë!

“Vesi del me shpirtin” Kjo shprehje i shkon shumë për shtat kësaj qeverie. Ndërsa kemi nisur procesin screanin për procesin e integrimit Evropian, kjo qeveri po bën të gjitha përpjekjet e mundshme për ta zhbërë vendimin për hapjen e negociatave.

Pasaportat e Arta

Amnistia Fiskale

Legalizimi i Kanabisit

Të gjitha këto nisma janë kundër direktivave politike të Bashkimit Evropian. Ia bëj me dije qytetarëve që nëse një nga këto nisma të qeverisë miratohet, jo vetëm që largohemi në kohë nga BE por rrezikon të zhbëhet edhe vendimi për hapjen e negociatave.

Nga kjo mazhorancë në fakt nuk jam i surprizuar që e rikthejnë për diskutim legalizimin e kanabisit. Sepse kjo qeveri që kur erdhi në mandatin e parë e gjelbëroi Shqipërinë me drogë. I ngordhi të gjitha bletët nga hashashi. Kjo qeveri e bëri Shqipërinë të famshme në çdo vend të globit për helmimin vendeve të BE me drogë. Në Shqipërinë që po lulëzon “profesioni” i vrasësve me pagesë kjo qeveri kërkon të legalizoj drogën.

Është kjo qeveri që ka ngritur trarët në dogana dhe ka fikur radarët për të eksportuar tonelata me kanabis drejt vendeve të BE dhe duke importuar kontejner me kokainë në Shqipëri.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular