Shqipëria ka mësuar kundërshtarët e saj të Grupit E në fushatën kualifikuese të “EURO 2024”, e cila do të mbahet në Gjermani
Në vazon e parë, kuqezinjtë kanë gjetur sërish Poloninë, përfaqësuese të cilët e patëm edhe në kualifikueset e Botërorit të Katarit.
Në vazon e dytë, ishte Republika Çeke ajo që do të ketë përballë kuqezinjtë.
Nga vazo e katërt nga goglat e hedhura në Frankfurt të Gjermanisë janë dhe Ishujt Faroe, ndërsa në vazon e pestë është peshkuar edhe Moldavia. Vlen të theksohet se Shqipëria do të jetë në një grup me 5 skuadra.
GRUPI E:
POLONI
REPUBLIKA ÇEKE
SHQIPËRIA
ISHUJT FAROE
MOLDAVIA