UEFA ka hedhur sot në Frankfurt shortin e kualifikueseve të Euro 2024 ku skuadrat kanë njohur rrugëtimin e tyre drejt finaleve të turneut.
Në këto eliminatore do të marrin pjesë 53 skuadra, ndërsa Gjermania si organizatore e UEFA EURO 2024, kualifikohet automatikisht, dhe për këtë arsye nuk merr pjesë ne short. Bazuar në vendimet e mëparshme të UEFA-s, Rusia është e përjashtuar nga shorti dhe nga këto eliminatore.
Shqipëria përfundoi në Grupin E, me 5 skuadra duke shmangur superfuqitë e kontinentit, ndërsa Kosova u rreshtua në Grupin I me 6 skuadra.
Dy grupet më interesantë janë ai B ku gjenden Holanda me Francën, si dhe Grupi C ku gjenden Italia me Anglinë e që do të dhurojnë përballje spektakolare.