BallinaOP EDTirana e Banorëve, jo e Baronëve

Tirana e Banorëve, jo e Baronëve

Nga Basir Çollaku
Zgjedhjet vendore 2023, kanë një rëndësi domethënëse, jo se ndërrojnë qeverinë, por se duhet ta shembin atë. Duhen përmbysur modelet e dhunshme të krijuara, ku fatkeqësia e përfaqësimit është Tirana.
Erion Veliaj në këtë përpjekje është një peng më tepër se kandidat. Orvatja bëhet për të qëndruar në zyrën ku shpërndahen privilegjet për klientët, kompani, firma, subjekte, me telashe serioze me drejtësinë.
Në Tiranë janë pesë apo qameti 8 Baronë, interesat e të cilëve shkërmoqin ato të 1 milionë Banorëve. Bashkia dhe Qeveria janë në anën e Baronëve. Pallatet, destinacioni kryesor i pastrimit të parave, nuk ndërtohen pa lejen, firmën e Erion Veliajt. Investimet brrnda qytetit marrin hyqmin e tij. Ai shpiku një kilometër rrugë 20-22 milionë euro, banesa të shembura ne dhe pa leje, një shkollë disa herë me shtrenjt se në BE por disa herë më pak cilësore dhe larg standardeve të tyre.
Ai shpërndan të pavërteta se ka mbjellë 550.000 pemë, por ka zero transparencë, ku janë paratë dhe ku pemët, mbase numëron pyjet në mbarë Shqipërinë.
Lulishtet nëpër lagje janë adresa betonierash pallatesh. Zjarrfikësja dhe ambulanca kanë vështirësi e pamundësi qarkullimi dhe po të ishin me biçikleta. Qendra e Tiranës është dorëzuar interessve të dosjeve në hetim në SPAK, ku Ndrangheta ka racionin e Luanit. Rama dhe Veliaj zihen publikisht për katet pa leje, të mbira gjoja pa dijeninë e tyre. Gjobvënia e KM ndaj Kryebashkiakut, është nën hundët e Prokurorisë. Tirana ka humbur cilësi jete ndjeshëm nen qeverisjen e Veliajt. Gjelbërimi po bëhet iluzion. Liqeni Artificial, toerikisht zonë e mbrojtur, është kafshuar kanibalisht nga pallatet. Kopshti botanik, 100.000 metër katror të tjera laborator universitar i gjelbër, është shenjestra e rradhës ku betonpallatet kanë nisur të hedhin shumëkate. Selita, kodrat rreth Tiranës, Dajti, janë gërmadha të shëmtuara betoni. Bulevardi i ri, është tjetër qerasje e oborrtarëve të bashki-qeverisë. Në rrugën e Kavajës, Durrësit, Dibrës, Elbasanit, dielli e ka të ndaluar të hyjë, falë barrikadave dhjetëra katëshe betoni të lejuara nga Bashkia.
Inceneratori i Tiranës, është marketi kriminal i supervjedhjes së parave dhe taksave të banorëve të kryeqytetit. Pastrimi taksërritur është një pamje e mjedis i ndotur për ditë e më shumë. Përqindjet e sipërfaqeve të ndëtimit, gjoja si banesa sociale, përfundojne diku cash e diku humbasin si shpërblime paligjshmërisht. Uji është ende një makine shëtitëse dhe depozita torturuese nëpër soletat e pallateve. Çohet gjithnjë çmimi por jo oraret e furnizimit, të mbetura legjenda elektorale.Shkolla, kopështe e çerdhe, më shumë po bëhen fasada emrash partie se shërbim i detyruar. Lagjet e vhetra, vilat e hijshme tiranase, trashëgimia kulturore e Tiranës është asgjësuar nga kjo bashki, ky kryebashkiak. Kinematë u bënë qendra tregtare e grataçela.
Çfarë ka mbetur Tiranës?
Mjergull
Ndotje
Tym
Miliarda euro duarve të Mafies së Ndërtimit, në Tirane dhe në rrethe.
Kazino të fshehura në thasë kokaine dhe bastesh.
Njerëz tek vrapojnë nga mëngjesi në fatke për të mbijetuar në ketë thertore pushteti. Kjo hartë reale është Tirana e pushtuar nga Baronët, ku janë detyruar të jetojnë Banorët. Mundësia e shembjes, shansi për të marrë qytetin mbrapsht kalon nga kutia e votimit. Asnje minut nuk duhet çuar dëm per të bërë :
Tirana qytet i Banorëve jo i Baronëve. Baronëve te së keqes.
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular