BallinaKryesoreFlamur Hoxha: Duhet të largojmë sa më shumë zëra që duan të...

Flamur Hoxha: Duhet të largojmë sa më shumë zëra që duan të mbajnë PD larg pushtetit

spot_img

Ndërsa dy palët brenda PD kanë hedhur hapin drejt përfaqësimit me një kandidat të vetëm në vendore, deputeti Flamur Hoxha thotë se palët duhet të kuptojnë se pa qenë të unifikuar nuk mund të sigurojnë fitoren.

Hoxha: Edhe në fushatën e fundit kam treguar se kam dhënë mjaft vota dhe përfaqësim për ta rrëzuar Edi Ramën. Në qarkun e Kukësit ne e kemi rrëzuar me 65% Rilindjen në 2021. Duhet të kuptojmë se nuk bëjmë dot pa njëri-tjetrin nëse duam të fitojmë të bashkuar. Mbi të gjitha duhet të zgjedhim, cili është modeli që mund të na bashkojë, është modeli i një përfaqësie lokale si rasti i Mirditës. Por mund të zgjidhet dhe nga lart nëse nuk kërkojmë që në këtë proces ta quajmë veten shumicë apo pakicë brenda të njëjtës parti. Kriza është e madhe në PD. Derisa kemi një grup që i ka bërë të gjitha proceset e njëanshme normalisht pjesa tjetër që është jashtë këtij procesi duhet përfaqësuar. Mund të përcaktohet në raporte që mund ti përcaktojmë.

Pavarësisht këtij zhvillimi, etiketimet nuk kanë munguar në drejtim të njëri-tjetrit. Për Ora News ai thotë se zërat që duan të mbajnë PD larg pushtetit duhen larguar.

Hoxha: Është problemi i tyre jo imi. Ata që flasin me këtë gjuhë duhet të shohin te vetja nëse duan të kontribuojnë. Nëse sillen në mënyrë të tillë do të thotë se ka diçka personale që nuk e zgjidhin dot as me mua as demokratët, e kanë problem të mbartur që ndoshta nuk mund të largohen nga interesat meskine private. E kam dëgjuar shpesh këtë shumicë, pakicë. Sot kemi nevojë për cilësi. Duhet të largojmë sa më shumë këto zëra që duan të mbajnë larg PD nga pushteti.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular