Mjekët janë unanim – njerëzit që vuajnë nga hipertensioni duhet të monitorojnë presionin e gjakut edhe në shtëpi. Studimet e fundit tregojnë se matja e presionit të gjakut në shtëpi ndonjëherë është më e rëndësishme sesa në zyrën e mjekut. Por, si ështe kjo e mundur?
Rezulton se qëndrimi në zyrën e mjekut shkakton stres tek pacientët dhe rrit vlerat e presionit të gjakut. Kjo gjendje është mjaft e zakonshme dhe quhet “hipertension i mantelit të bardhë”. Ekziston edhe fenomeni i kundërt – presioni i gjakut në zyrën e mjekut është më i ulët në krahasim me matjen në shtëpi.
Ja disa fakte interesante dhe praktika të dobishme që duhet t’i dini për t’u siguruar që po monitoroni në mënyrë efektive presionin e gjakut dhe po merrni matjet më të sakta të mundshme.
- Presioni i gjakut nuk është një vlerë konstante dhe zakonisht ndjek një model të caktuar.
Presioni i gjakut fillon të rritet në mëngjes para se të zgjoheni, vazhdon të rritet në mesditë dhe fillon të bjerë pasdite dhe mbrëmje. Ndërsa flini,natën, zakonisht është më e ulëta.
Ky ndryshim në presionin e gjakut është mjaft normal, por krijon disa shqetësime dhe shkakton pyetjen – kur dhe sa shpesh duhet ta mas presionin tim për të marrë rezultate të sakta dhe të krahasueshme?
Rekomandimi i duhur është matja e presionit të gjakut dy herë në ditë, në të njëjtit orar të ditës. Cilën kohë do të zgjidhni varet nga ju dhe stili juaj i jetesës. Por edhe këtu ka disa rregulla. Nëse matni presionin e gjakut menjëherë pas zgjimit, mund të merrni rezultate të gabuara. Është më mirë të prisni gjysmë ore, të ngriheni nga shtrati dhe të lëvizni. Për shembull, lani dhëmbët, bëni dush, visheni dhe më pas bëni matjen. Ndërkohë, është mirë të mos pini kafe apo të hani mëngjes, pasi ushqimi dhe kafeina mund të rrisin vlerat tuaja.
Matja e dytë e ditës mund t’i përshtatet orarit dhe stilit të jetesës. Është mirë të shkoni në shtëpi dhe të keni kohë për të pushuar përpara matjes. Gjysmë ore relaksi është më se mjaftueshme.
Tani që e dini se kur duhet të matni presionin tuaj të gjakut, është mirë të bëheni të vetëdijshëm për disa rekomandime bazë se si ta bëni atë në mënyrë korrekte. Ja cilat janë ato
- Merrni një pajisje të besueshëm të presionit të gjakut
Ekzistojnë dy lloje kryesore të pajisjeve – mekanike dhe elektronike. Matja e presionit të gjakut me një pajisje mekanike kërkon aftësi të veçanta dhe mjaft përpjekje. Mansheta fryhet me dorë dhe për të lexuar me saktësi presionin e gjakut, pulsi dhe shigjeta treguese duhet të monitorohen gjatë deflacionit. Mundësia për të bërë një gabim është e madhe, dhe për këtë arsye, pajisjet mekanike nuk janë të përshtatshme për përdorim në shtëpi.
Përdorimi i pajisjeve elektronike, nga ana tjetër, është shumë më i lehtë. Këto pajisje janë të sakta, kompakte dhe lejojnë matjen e presionit të gjakut në situata të ndryshme, edhe kur jeni në rrugë. Ato janë të thjeshta – kanë vetëm një manshetë dhe një ekran dixhital. Gjithçka cfarë duhet të bëni është të vendosni manshetën në pozicionin e duhur dhe të shtypni butonin e ekranit në pajisje. Mansheta mbushet me ajër vetvetiu dhe ekrani tregon vlerat e presionit të gjakut.
Është e rëndësishme të zgjidhni një pajisje për presionin e gjakut të certifikuar nga mjekësia, matjet e së cilës mund t’i besoni. Pajisjet SENDO vijnë në model të ndryshme dhe garantojnë matjen e saktë të pulsit, kufijtë e sipërm dhe të poshtëm të presionit të gjakut. Disa modele të pajisjeve SENDO zbulojnë gjithashtu praninë e pulsit aritmik.
- Respektoni disa rregulla para dhe gjatë matjes së presionit të gjakut.
Është mirë që të përgatiteni përpara se të matni presionin e gjakut. Relaksohuni, uluni në një dhomë me temperaturë ideale dhe sigurohuni që fshikëza juaj të jetë bosh.
Gjatë matjes, është mirë të vendosni këmbët tuaja në dysheme dhe krahun tuaj në një tavolinë ose të mbështetur për diku tjeter në menyrë që bërryli të jetë në nivelin e zemrës. Mansheta duhet të vendoset në krahë dhe jo mbi rroba. Sigurohuni që të mos jetë as shumë e ngushtë dhe as shumë e lirë. Qëndroni të qetë dhe mos flisni gjatë matjes. Është ide e mirë që të rimatni presionin e gjakut pas 3 minuta për të krahasuar rezultatet.
Tashmë ju e dini se si të matni siç duhet presionin e gjakut, le të shohim se çfarë do të thotë “presioni i gjakut”, cilat janë vlerat normale të tij dhe kur është e nevojshme të konsultoheni me mjekun tuaj.
Çfarë është presioni i gjakut dhe kur rritet?
Presioni i gjakut mat fuqinë me të cilën gjaku shtyhet nëpër trupin tuaj ndërsa zemra juaj rreh. Presioni i gjakut 120/80 (mm Hg) ose më i ulët konsiderohet normal dhe i shëndetshëm. Vlera e parë quhet numri sistolik dhe mat presionin e gjakut në enët e gjakut kur zemra po pompon. Vlera e dytë quhet presioni diastolik i gjakut dhe mat presionin e gjakut midis rrahjeve të zemrës.
Vlerat nga 130/80 deri në 139/89 mm Hg: konsiderohen faza 1 e hipertensionit. Mjeku me shumë mundësi do t’ju rekomandojë të ndryshoni dietën tuaj dhe të rrisni aktivitetin tuaj fizik. Vlera nga 140/90 deri në 179/119 mm Hg konsiderohen në fazën 2 të hipertensionit, ku trajtimi mjekësor është i detyrueshëm.
Është mirë të dini se një lexim i vetëm i vlerave të presionit të lartë të gjakut nuk është shkak për shqetësim. Por nëse e matni rregullisht presionin gjakut dhe keni vlera të larta, duhet të vizitoni mjekun tuaj. Regjistroni vlerat nga matjet tuaja dhe tregojani ato mejkut tuaj. Kjo do t’ju japë një pamje të plotë të gjendjes tuaj dhe do të merrni trajtimin më efektiv.