BallinaKryesore"Të gjithë çukitëm…", Flamur Hoxha: PD sot është një xham i krisur...

“Të gjithë çukitëm…”, Flamur Hoxha: PD sot është një xham i krisur që vështirë të riparohet

spot_img
spot_img

Deputeti, Flamur Hoxha, e krahason Partinë Demokratike me një xham të krisur që vështirë se do të mund të riparohet.

Për Ora News me gazetarin Everest Dedaj ai thotë se qëndrimi i tij ka qenë koherent dhe se Grupi i Rithemelimit e dëmtoi PD-në duke ju qasur si një strukturë paralele.

Hoxha: Kam qëndruar brenda institucionit të PD, nuk kam dalë nga institucioni i PD për ta shkatërruar, përçarë, ndarë. Të gjithë çukitëm dhe sot PD është një xham i krisur që është shumë e vështirë që të riparohet krisja që ka ndodhur, jo për fajin tim por një qëndrim që kam qenë kundër atij qëndrimi që ka mbajtur Grupi i Rithemelimit duke dalë jashtë institucionit të PD, duke krijuar një strukturë paralele. Dhe sot trajtohemi si individë, si numra, si minorancë. Ne nuk e përçamë PD, qëndruam me ato struktura të cilat dolën pas maskaradës zgjedhore të 25 prillit, ku përgjegjësit kryesorë nuk bënë një analizë, të gjithë bashkë e përqafuam maskaradën zgjedhore.

Ai thotë se grupi parlamentar demokrat ka dhënë në vijimësi modelin e bashkimit, së fundi me hapin e hedhur për tu ulur në diskutime për gjetjen e konsensusit për të dalë me një kandidat në zgjedhjet lokale.

Hoxha: E kam parë gjithmonë në aspektin e të qënit opozitar i përjetshëm në PD. Jam dhe do jem dhe për 3 vite të tjera në PD dhe pastaj koha do ta vlerësojë nëse do qëndroj në PD për të kontribuar politikisht, unë jam deputet i PD. Grupi parlamentar i PD që në momentin e krisjes ka dhënë modelin e bashkimit, ka pasur platforma përbashkuese. Edhe në rastin e  fundit dha një mundësi që të bëhemi bashkë për tu përfaqësuar me një kandidat

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular