BallinaSport“Përfitoi nga largimi i Tuchel”, legjenda e United “bekon” Brojën

“Përfitoi nga largimi i Tuchel”, legjenda e United “bekon” Brojën

Goli i shënuar kundër Wolves, i pari më fanellën e Chelsea, rrit akoma më shumë kuotat e Brojën në sytë e trajnerit Potter. Për fat të keq, trajneri i bluve nuk i rezervoi asnjë minutë në sfidën kundër Milan, pavarësisht se ishin me një lojtar më shumë pas minutës së 18-të. Ky detaj ka pak rëndësi për legjendën e Man.United dhe përfaqësueses angleze, Rio Ferdinad i cili beson se Broja do të ketë më shumë shanse me Potter në stol

Man United Legend Rio Ferdinand

“Chelsea ka shumë lojtarë të rinj, një nga ato është Broja. Ai ka shumë klube që e vlerësojnë, por te Chelsea duket se kanë ndryshuar filozofi pasi në të kaluarën me siguri do ta kishin shitur. Kështu është edhe situata me Gallagher, por tashmë të rinjtë si Broja po vlerësohen dhe në klub janë të kënaqur nga zgjedhja për të mos i larguar. Kam përshtypjen që të rinjtë do të përfitojnë nga largimi i Tuchel pasi Potter i beson shumë lojtarëve të së ardhmes, Chelsea ka një akademi fantastike”, u shpreh Ferdinand.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular