BallinaAktualitetProtesta para SPAK/ Aktori Mehdi Malkaj: Ku është shoqëria civile? Aty ku...

Protesta para SPAK/ Aktori Mehdi Malkaj: Ku është shoqëria civile? Aty ku janë paratë, elegante dhe e butë me pushtetin

Aktori i njohur Mehdi Malkaj nga protesta e organizuar sot përpara SPAK, për të kërkuar përgjigje në lidhje me kallëzimet që janë bërë për shembjen e Teatrit Kombëtar, ka deklaruar se janë lënë të vetëm nga shoqëria civile në kauzën e tyre

Sipas Malkajt, shoqëria civile nuk ndodhet në këtë protestë pasi “është kaq elegante me pushtetin e gjendet gjithmonë atje ku janë paratë”.

Mehdi Malkaj: Përshëndes ata që na shohin nga lokalet e nuk begenisin të vijnë këtu, përshëndes edhe këta që na shikojnë nga xhamat por një përshendetje e kam për atë që quhet shoqëri civile që është kaq e mirë, kaq e urtë, kaq elegante me pushtetin e gjendet gjithmonë atje ku janë paratë.

Ka ndonjë të shoqërisë civile këtu? Nuk ka se ashtu e kanë hallin ata. Kemi 5 vjet që rropatemi, për Teatrin se ra Teatri ta gëzoni demokracinë, diktaturën.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular