Nga Shpetim Axhami
Kryetar i PLL
Kryebashkiakët, të mos zgjidhen me shumicë të thjeshtë votash, t’i hapet rrugë balotazhit.
Forcat politike të të gjithë spektrit, në prag të zgjedhjeve vendore të vitit 2022, janë shumë aktive me ide dhe propozime, duke sugjeruar formula zgjedhore, të cilat sipas tyre janë më afër interesave të qytetarëve.
Një propzim i tillë vjen nga Partia Lëvizja e Legalitetit, e cila pasi arriti objektivin në zgjedhjet e 25 prillit të 2021, duke u përfaqësuar me deputetin e saj në Kuvendin e Shqipërisë, pas një mungese në disa legjislatura, ka synime të qarta dhe për zgjedhjet vendore, duke qenë kështu një subjekt mjaft i organizuar dhe me ambicie reale.
Kreu i këtij subjekti, Shpetim Axhami, përmes deklaratave të herëpashershme, insiston në propzimin e tij, ku kryebashkiakët të mos zgjidhen me shumicën e thjeshtë, por me mbi 50 % të votuesve. Sigurisht, Axhami, në propozimin e tij, nëkupton raundin e balotazhit, si hapin e duhur për të mënjanuar zgjedhjen e kryetarëve të rinj me përqindje të ulët votash, e për pasojë mungesën e kredibilitetit të tyre si përfaqësues të shumicës së zgjedhësve.
Propozimi i kreut Legalist, mbështetet në përvojën e mëparshme të sistemit zgjedhor, si dhe eksperiencën e disa vendeve të tjera.
Propozimi i tij, vjen në kontekstin e zhvillimeve jo bipartiake, pasi zgjedhjet vendore janë një mundësi e mirë e matjes reale të forcës dhe peshës elektolare të secilit subjekt, dhe pse jo zhbërjen e dominimit të skenës politike bipartiake, ku ekziston mundësia e kandidimit për kryetar bashkish të shumë subjektesh.
Pra, pikërisht në thelb të propozimit të Axhamit qëndron mundësia e kandidimit të shumë subjekteve, duke eleminuar bipartitizmin.
Propozimi i Axhamit:
Shpetim Axhami, Kryetar i Partisë Lëvizja e Legalitetit
Kryetar Bashkie duhet të jetë ai që merr mbi 50% të votave.
Një Kodi i Ri Zgjedhor i bërë me vullnet të mirë do të zgjidhte shumë probleme të mbartura ndër vite.
Në lidhje me atë se kush shpallet fitues si kryetar bashkie, duhet të egzistojë vullneti i mirë që të miratohet propozimi i ynë si PLL, sipas të cilit, kandidati për Kryetar Bashkie duhet të marrë mbi 50% të votave që ai të shpallet fitues dhe jo fitues të jetë ai me shumicë të thjeshtë votash.
Kjo lë hapsira për balotazh kur janë më tepër se dy kandidatura duke siguruar që në raundin e dytë të fitoj më i miri prej tyre.
Kjo eksperiencë egziston edhe në vende të tjera në rajon.