BallinaSocialeBujar Leskaj: Invalidët e punës, të harruar dhe tallur nga sekti Rama

Bujar Leskaj: Invalidët e punës, të harruar dhe tallur nga sekti Rama

spot_img
spot_img
Nga Bujar Leskaj
Invalidët e punës, të harruar dhe tallur nga sekti Rama
Sot invalidët e punës zhvilluan protestën e tyre të fortë përpara Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë. Një protestë e paralajmeruar, pasi janë 75 mijë invalidë pune, të mbetur pa mbështetje nga qeveria, të denigruar dhe keqtrajtuar financiarisht, përmes një pagesë mjerane. Shumë prej protestuesve jetojnë me më pak se 10 mijë lekë të reja në muaj. Nuk u mjaftojnë as për ilaçet e sëmundjeve që i nxorën invalidë.
Shoqata e Invalidëve të Punës i ka dërguar 12 shkresa Ministrisë së Ekonomisë dhe Financave. Nuk ka marrë deri tani asnjë përgjigje. Invalidët rregjistrojnë vetëm premtimet e kësaj qeverie të papërgjegjshme. Nëntë vite më parë, në vitin 2013, Lideri Global u ka premtuar rritjen e ndihmës mujore të paaftësisë me 1000 lekë të reja. Nuk e ka mbajtur. Ka premtuar një kompensim 500 lekësh në muaj në buxhetin e vitit 2020. Edhe pse ndihmë fare e vogël dhe pa barrë reale mbi Buxhetin e Shtetit, as këtë lloj premtimi nuk e ka mbajtur.
Thjesht Rama dhe sekti i tij në pushtet i kanë injoruar, harruar dhe janë tallur me këtë kategori fatkeqe dhe tejet të varfër të popullsisë, që duhej të kishte marrë trajtimin dinjitoz dhe të merituar, për vitet e punës që ka kontribuar dhe për pasojat që ka vuajtur nga sakrificat në punë. Mjafton të kujtojmë minatorët invalidë pune, që janë me mijëra.
Invalidët e punës shpalosën në protestën e tyre kërkesa tejet të thjeshta dhe të realizueshnme, për një qeveri të përgjegjshme, si (i) indeksimi i pensioneve të invalidëve të punës, në përputhje me të ardhurat dhe rritjen e çmimeve; (ii) rimbursimi i energjisë elektrike dhe lëndës djegëse, si për të gjitha kategorite e tjera; (iii) kalimi i ndihmës së paaftësisë tek sigurimet shoqërore, për të eliminuar rrjedhjen; (iv) zbatimi i ligjit për përjashtimin nga taksat, sidomos ato vendore; (v) rimbursimi i ilaçeve të domosdoshme për shëndetin për diagnozen që është deklaruar invalidi, si dhe (vi) zbatimi i Ligjit për transportin urban dhe interurban.
Janë kërkesa shumë të qarta, të thjeshta dhe të realizueshme, por jo për sektin në pushtet, të panginjur për para oligarkësh pushtet.
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular