Kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta, ka deklaruar se Partia e Lirisë njeh vetëm një Parti Demokratike dhe është ajo e drejtuar nga Sali Berisha.
I ftuar në Vizion Plus, Meta u shpreh se çështja mbi situatën e PD duhej të ishte zgjidhur në gjykatë prej kohësh.
“Unë mendoj që mendoj që bashkimi i shqiptarëve kundër regjimit është më i lehtë sesa bashkimi që përpiqet zoti Berisha Brenda partisë demokratike. Çështja duhet të ishte zgjidhur me kohë, me gjykatën. Ne njohim vetëm një Parti Demokratike, njohim partinë ku është zgjedhur zoti Berisha njohim partinë e vërtetë, jo partinë që ka vulën.
Ajo është një parti legjitime. Për sa i përket gjykatave të Edi Ramës këto dihen. Unë kam thënë që zoti Berisha duhet të nxjerrë sa më parë kandidatët për Tiranën, Durrësin dhe Elbasanin. Ne nuk do të nxjerrim asnjë kandidat pa u rakorduar me Partinë Demokratike dhe nuk kemi asnjë kusht.Ne do të mobilizojmë cdo qytetar shqiptar kundër rilindjes. Do të mbështesim cdo kandidat të Partisë Demokratike sido që ta zgjedhin ata”, tha ai.