Do të duhet të presim vitin tjetër për të ndjekur reality shumë të komentuar dhe të ndjekur. Flasim për “Big Brother VIP”, që pritet me shumë interes nga ndjekësit pas suksesit të edicionit të parë.
Deri atëherë, të shumtë do të jenë emrat që do të përfliten si konkurrentë për t’u bërë pjesë e lojës.
E ndërkohë stafi ka nisur që tani takimet e para për të përzgjedhur një kast, që pritet të jetë tejet i spikatur. Duket se ndryshimet do të jenë të mëdha në këtë edicion të radhës, ku tashmë kanë nisur të konfirmohen emrat e parë të personazheve që do të marrin pjesë. Burime bëjnë me dije se edhe çmimi i madh ka ndryshuar.
Kujtojmë se çmimi që fiti Ilir Shaqiri ishte 100 mijë euro, por vitin e ardhshëm pritet që shuma të jetë më e madhe se 200 mijë euro. Gjithashtu, spektakli do të vijojë të jetë dy herë në javë, duke pasur një audiencë të madhe.
Nuk dihet nëse Arbër Hajdari do të jetë sërish në panelin e analistit, por ajo që dihet është fakti se Balina nuk do të jetë në këtë panel sezonin e ardhshëm.
Si më herët kemi shkruar, Blerim Destani është ndër personazhet që është ftuar të marrë pjesë në formatin e 100 ditëve.
Nuk dihet ende nëse aktori e ka pranuar ftesën, duke lënë gjithçka pezull pas përfundimit të projekteve të tij në kinematografi. Blerimi ka zbuluar prej javësh se është rikthyer pas 4 vitesh në Shqipëri për një projekt.
Ai po xhiron në vendin tonë filmin e ri me titull “Në det është parajsa”, ku do shfaqen edhe aktorë të tjerë shqiptarë si: Ndriçim Xhepa, Romir Zalla etj.
Nga ana tjetër, Erjola Doci duket se do të jetë banore e kësaj shtëpie. Vajza e dalë nga “She’s on Top” do të vijë në “Big Brother” pas eksperiencës që pati te “Kepi i Tundimeve”.
Duke marrë parasysh karakterin e saj, pa shumë konture, me gjasa modelja do të garantojë spektakël me pjesëmarrjen e saj.
Një tjetër bukuroshe e ekranit që pritet të marrë pjesë është Fjoralba Ponari. Moderatorja e “Portokallisë” është ndër imazhet më të dashura në rrjetet sociale, duke zgjedhur të ruajë një profil të ulët në media.
Ndaj fakti se mund ta shikojmë 24 orë në 24 përpara kamerave do të përbënte shumë interes për një personazh si ajo.
Tanimë që “Portokallisë” iu bashkëngjit edhe Xhemi, ajo do ta ketë më të lehtë ta lërë për disa muaj programin, për t’u rikthyer pasi kjo eksperiencë të marrë fund.
Një emër tjetër i lakuar së fundmi është edhe i Manjola Nallbanin. Këngëtarja e famshme bën pjesë tek ata VIP-at që na mahnit gjithmonë në rrjetet sociale, por duket se gjithnjë brenda kornizave.
Të rralla janë daljet e saj në publik, ndaj nëse do të ishte pjesë e këtij formati, interesi për të do të ishte shumë i madh.
Një emër që është përfolur ditët e fundit për pjesmarrjen në Big ka qenë edhe Ylli Limani.
Këngëtari shqiptar, Yll Limani, është ndër këngëtarët më të përfolur në mediat rozëSë fundmi përmes rrjetit social Instagram, Ylli ka listuar gjërat e sigurta për karrierën e tij këtë vit. Ai ka zbuluar se nuk do të marrë pjesë në Festivalin e Këngës në RTSH, e që fituesin e dërgon në Eurovision.
“Nuk do të marrë pjesë në Festivalin e Këngës në RTSH për Eurovision”, ka shkruar Ylli në një postim.
Ndërkaq, ai ka etiketuar Arbana Osmanin, në postimin e tij. Me këtë Ylli ngriti dyshime se do të jetë pjesë e “Big Brother Albania”.
Kjo edhe për faktin se ftesës në Kosovë për t’u bërë pjesë e reality i ka thënë jo. Ndërkohë më e komplikuar bëhet situata me personazhet, kur flasim për personazhe nga Kosova.
Kjo për faktin se një pjesë e mirë e artistëve do të bëjnë pjesë te “Big Brother Vip Kosova”, duke djegur kështu mundësinë e pjesëmarrjes në edicionin e Shqipërisë. Megjithatë, disa ftesa janë dërguar tashmë për këngëtarë.
Konkretisht, Era Istrefi është emri më i lakuar për të marrë pjesë në “Big Brother”. Por axhenda e ngjeshur e artistes mund të çojë në një përgjigje negative.
Megjithatë, deri në janar, situata do të vijojë të jetë dinamike, duke çuar shpesh në ndryshim emrash, pasi të shumtë janë personazhet që refuzojnë ftesën.
Mjaftojmë të përmendim këtu rastin e Vin Velit, ish–partnerit të Bora Zemanit.
Dj i njohur është riftuar për të qenë pjesë e “Big Brother”, por duket se ai ka vendosur të heqë dorë nga fama e këtij formati, duke zgjedhur kështu të qëndrojë larg zhurmës mediatike që historia e ish-së dashurës së tij ka shkaktuar.
Një “jo” për të dytën herë është përgjigjur edhe modelja Oriola Marashi.
Ndonëse ftesa i është përsëritur, sërish modelja ka preferuar të zgjedhë karrierën e saj, duke mos mundur të gjejë kohë për t’u bërë pjesë e shtëpisë së famshme.
Ndërkohë do të na duhet të presim edhe disa muaj për të zbuluar detaje të reja nga ky format, që duket se ka bërë për vete edhe shumë emra të njohur të shoëbizzit, që kanë kërkuar vetë të jenë pjesë e shtëpisë.
Tashmë sytë e gjithë publikut janë fokusuar tek “Big Brother VIP Kosova” që është gati dhe shumë shpejt pritet që në fund të këtij muaji ose fillim nëntori të nisë transmetimin.
Ndërkohë Liberta na ka zbuluar përmes një postimi në Instagram se banorët e parë janë ngujuar në shtëpi.
Liberta shfaqet krah drejtorit të përgjithshëm, Adriatik Kelmendi, moderatorit Alaudin Hamiti dhe pjesë nga stafi drejtues i Klan Kosova që po punon për këtë projekt.
Kujtojmë që deri tani është zbuluar se moderatorë të spektaklit do jenë Jonida Vokshi dhe Alaudin Hamiti ndërsa opinionist Olti Curri.