Në Turqi, policia atje arrestoi 3 shqiptarë, konkretisht një polic i rrugores, një ish-komando dhe një person tjetër.
Efektivi Florenc Bicerri, ish-komando Kujtim Çeliku dhe Adrian Qirici u arrestuan nga policia turke pasi u kapën me lendë narkotike.
Ndërkohë personi që shihni në foto është polici i rrugores Florenc Bicerri i cili u kap me drogë në Turqi.
Bëhet e ditur se më 5 tetor Bicerri kishte marrë leje dhe se do të udhëtonte në Turqi, ku edhe u kap me drogë.
Ndërkohë ende nuk dihet nëse drogën efektivi e ka kaluar nga Shqipëria në Turqi apo e kanë marrë atje.