Gara për opozitën, Gazment Bardhi: PD e Berishës bërtet me retorikë boshe. Nuk përmendin emrat e oligarkëve.
Gazment Bardhi është një nga zërat kryesorë të grupit më të madh parlamentar të PD. Ai tregon kujdes për të nxjerrë në pah vlerat e këtoj grupi në raport më atë që drejtohet nga zoti Berisha, duke nisur me atë qe e quan “përpjelje e sinqertë për të mos i fryrë zjarrit të përçarjes” . Gjatë intervistës në emisionin “Pa Censurë”, zoti Bardhi nuk pranon që grupi ku bën pjesë është i dobësuar dhe i izoluar nga strukturat e PD. Ai thekson se faktet tregojnë se opozitën reale po e bëjnë deputetët e këtij grupi dhe jo pjesa e përfaqësuar nga zoti Berisha.
PJESË NGA INTERVISTA PËR EMISIONIN “PA CENSURË”
Gazment Bardhi: Nuk do të na shikoni duke bërë rivalitet strukturash, sepse kjo e dëmton PD. Kemi bërë përpjekje që PD të mos përçahet. Nuk i kemi fryrë zjarrit të përçarjes. Kemi qenë gjatë gjithë kohës nën sulmin dhe baltën e padrejtë të shpifjes të një pjese të kolegëve. Nuk kemi nxitur asnjëherë gjuhën e urrejtjes dhe fyerjes mes demokratëve. Kemi qenë pjesë e aksionit opozitar. Mund të mos kemi qenë pjesë e retorikës boshe që vetëm bërtet dhe nuk ofron asgjë, por në fakt grupi parlamentar i PD ka qenë i foksuar në beteja në interestë qytetarëve. Ne themi ka një problem të madh me çmimin e naftës, e thonë të dy pjesët brenda PD, por grupi ynë bën një akt konkret. Ka një bord të ngritur me 3-4 oligarkë që bëjnë sikur kontrollojnë çmimin, por sigurojnë fitime të majme për vete. Kemi kërkuar shfuqizimin e bordit në Gjykatën Kushtetuese. Mund të bërtasim jemi kundër oligarkëve, por të rrimë gjithë ditën me ta, mund të bëjmë sikur bëjmë betejë për uljen e çmimit të naftës për të përfituar poiltikisht, por nuk bëjmë asnjë hap për të marrë vendime që i japin zgjidhje problemit.
Elona Meço: Gjykoni se opozita e zotit Berisha ka më shumë retorikë sesa aksion opozitar?
Gazment Bardhi: Ne kemi qenë të hapur për të bashkëpunuar për këto çështje. Ne kërkuam hetim parlamentar për investimet strategjike dhe denoncimin për aferat që po bëhen me statusin e investitorit strategjik. U bëmë thirrje të sinqertë kolegëve që përkahin zotin Berisha, që të ishin krah kësaj nisme dhe jemi refuzuar.
Elona Meço: Teza e PD e zotit Berisha është se ju jeni një opozitë fake, ndësa ata janë një opozitë e vërtetë.
Gazment Bardhi: Këtë e tregojnë aktet. Të jesh fake dmth të dalësh dhe të kundërshtosh rritjen e çmimit të naftës dhe të mos kesh guxim të përmendësh 3 oligarkët që janë pjesë e Bordit që përcakton çmimin e naftës. Nëse thua që po bëhet nami me kullat në Tiranë, por kur kulla ndërtohen nga oligarkë që njihen prej një pjese të kolegëve, ti nuk ke guximin t’i denoncosh, dmth që ti je thjesht në retorikë dhe nuk je i vërtetë. Megjthatë nuk e ndaj kurrë opozitën në „këta janë fake dhe ne jemi të vërtetë“, sepse aktet janë aty, ngelen.