BallinaPolitikeXhevdet Amuli flet për takimin me Bashën: Jo primare pa bashkuar strukturën,...

Xhevdet Amuli flet për takimin me Bashën: Jo primare pa bashkuar strukturën, të afrohen të larguarit nga databaza e “Foltores”

spot_img
spot_img

Ish-kreu i PD në Shkodër Xhevdet Amuli duke folur në edicionin e lajmeve në MCN Tv tha se nuk ka fitore në zgjedhje pa bashkim të strukturave. Amuli kërkoi afrimin e shumë demokratëve të larguar nga databaza e Foltores.

Amuli tha se ai vet apo persona të tjerë që kanë mbështetur linjën zyrtare në PD nuk janë dakord të hyjnë në primare, nëse s’bashkohet struktura.

E kam thënë dhe e them përsëri që struktura e PD në Shkodër është e ndarë 50 me 50 për qind. Janë rreth 55 për qind te linja zyrtare. Nëse këto dy struktura nuk përfaqësohen siç janë, PD s’ka si të futet në primare dhe të bashkohet. Nëse merret pjesë në primare kjo pjesë është e përjashtuar. Foltorja që në gjenezën e saj ka bërë anëtarësimet e saj dhe demokratet që mendojnë ndryshe janë larguar nga databaza e saj”.

Amuli foli edhe mbi takimin e zhvilluar disa javë më parë në Krujë, ku ishte i pranishëm edhe ish-kreu i PD Lulzim Basha.

Para disa javësh kemi bërë një takim në Krujë, ku kanë qenë kryetarët e degëve të rajonit Veri, përjashto dy kryetarët që kanë kaluar te foltorja. Ata kryetarë kanë venë interesin e demokratëve, të qytetarëve para të vetit. Atë ditë Basha ka marrë pjesë si deputet. Ka qenë Alibeaj, ka qenë deputeti i Kukësit Flamur Hoxha, plus Piroli, deputetja e Krujës. Ka qenë një takim shumë konstruktiv. PD është një familje e madhe. Unë nuk them të largohet asnjë aleat, ama motori i fushatave qoftë lokale, qoftë qendrore, kanë qenë strukturat e PD në të gjitha përfaqësitë. Të gjithë kanë të njëjtin shqetësim, pasi e shohin që në strukturën e Foltores nuk janë të përfaqësuar të gjithë kryetarët e seksionet dhe grup-seksionet. Ne s’kemi ikur nga PD. Unë kryetar i PD jam, nuk është se kam ikur”.

I pyetur nëse Basha do të hyjë në zgjedhjet lokale, Amuli u shpreh:

Basha e ka dhënë verdiktin e tij, që ka bërë një hap pas dhe e ka lënë PD-në. Kjo ka qenë kërkesa e shumë demokratëve dhe shumë deputetëve. Megjithëse kjo kërkesë i është bërë edhe liderit historik Berisha që të bëjë një hap pas, por kjo s’ka ndodhur”.

I pyetur nëse do të hyjë në primare për të qenë kandidat i PD në Shkodër, Amuli tha:

Absolutisht…Nëse s’bashkohet struktura, jo unë por asnjë person që ka mbajtur qëndrim zyrtar, që ka ruajtur linjën zyrtare, nuk është dakord të futet në primare. Gjysma e PD është në foltore, ndërsa tjetër është e papërfaqësuar. Nuk jam dakord të futem në primare për të plotësuar tekat e dikujt, apo dikujt tjetër. Bashkimi është krejt i thjeshtë. Nëpërmjet komisioneve. Nëse nuk ulemi nuk ka formulë tjetër. Kjo është formula më e mirë dhe transparente. Punët tona duhet t’i zgjidhim vetë, s’është nevoja të na vijnë negociatorë. Vetëm përfaqësia e dy palëve mund të bashkojë PD-në pa kushte. Në Shkodër janë 38 grup seksione, të ndarë gjysmë për gjysmë, imagjino si do fitojmë ne! Edhe sikur të realizohen zgjedhje të reja në degë është koha e mjaftueshme për t’i realizuar. Deputetëve u është bërë e qartë që nëse ne bashkohemi është kryer çdo gjë. Orientimet që u lihen nga baza dhe degët duhet të cohën deri në fund, jo të marrin vendime individuale. Nëse struktura bashkohet poshtë, fitorja është e garantuar. Energjitë tona t’i kalojmë te Edi Rama, te keqqeverisja”.

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular