BallinaBotaEksperti më i lartë i sëmundjeve infektive në SHBA: “Covidi i gjatë”...

Eksperti më i lartë i sëmundjeve infektive në SHBA: “Covidi i gjatë” mbetet mister, por askush nuk do t’ia dijë

spot_img
spot_img

Anthony Fauci, eksperti më i lartë i sëmundjeve infektive në SHBA është kundër shpalljes së parakohshme të fitores ndaj pandemisë. Jo vetëm për shkak të nevojave afatshkurtra, por sepse Covid sipas tij përfaqëson një urgjencë “tinëzare” të shëndetit publik për miliona njerëz.

Në një intervistë për “The Guardian”, Fauci i kërkoi Kongresit Amerikan të shmangë vetëkënaqësinë dhe të aprovojë fondet për të luftuar virusin si dhe atë që njihet si “Covidi i gjatë”. Kjo është një sëmundje kronike e zgjatur që vazhdon të shmanget prej shkencëtarëve.

“Është një emergjencë e fshehtë e shëndetit publik. Nuk është se kemi njerëz të shtruar në spitale ose që po vdesin, por funksionet e trupit të tyre po dëmtohen ndjeshëm. Për arsye që janë të qarta, kjo sëmundje nuk tërheq aq shumë vëmendje sa vdekjet” – tha Fauçi.

“Fakt është se Covid ende vret 400 njerëz në ditë në SHBA. Megjithatë askush nuk flet për miliona njerëz që vuajnë nga Covidi i gjatë”, – shtoi Fauci. “Njerëzit thonë, “oh mirë, çfarë do të thotë kjo? Nuk është shumë konkrete”.

OBSH beson se nga 10% në 20% e të mbijetuarve të Covid u kanë mbetur simptoma të qëndrueshme. Ata kanë ende gulçim, lodhje dhe mosfunksionim të kujtesës. Kjo mund të vazhdojë shumë kohë edhe pasi infeksioni akut të jetë larguar.

Nga 7.5 në 23 milionë amerikanë vlerësohet të kenë pësuar Covidin e gjatë. Shkaqet e tij mbeten misterioze. Pak dihet se si ndërvepron ai me kushte të tjera mjekësore dhe fizike.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular